• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Renault shkurton 7 500 vende pune

Publikuar: 16.01.2013 - 19:56

Paris, 16 janar – Prodhuesi francez i automjeteve Renault do të shkurtojë rreth 7 500 vende pune në Francë deri në vitin 2016, për shkak se edhe më tutje po shënon rënie të shitjes dhe të fitimit.

Sipas njoftimit të kompanisë, rreth 5 700 punëtorë do të pensionohen deri atëherë, kurse për pjesën tjetër do të ofrohet një program i pensionimit të parakohshëm. Mirëpo, ky plan akoma duhet të harmonizohet me organizatën sindikale, deklaroi zëdhënësi i Renault. Pos rënies së kërkesës për këto automjete, Renault është i goditur për arsye se është mbështetur shumë pikërisht në vendet evropiane të goditura nga kriza ekonomike. Derisa Volkswagen, për shembull, tregun e dobësuar në Evropë e zëvendëson me shitjen e  shtuar të automjeteve në tregjet jashtë Evropës, Renault, Peugeot-Citroen dhe Fiat nuk kanë shitje të mëdha në tregjet joevropiane.

Renault punëson rreth 120 000 njerëz anembanë botës, kurse deri në vitin 2016 do të ulë vëllimin e fuqisë punëtore në Francë për 14 për qind. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu