• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Ekzekutivi plotëson kriterin kryesor për nisjen e “Rrugës 6”

Publikuar: 16.01.2013 - 10:00

Prishtinë, 16 janar - Qeveria beson të ketë plotësuar njërin prej kushteve të përcaktuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për të marrë dritën e gjelbër për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Han i Elezit, që ndryshe njihet si “Rruga 6”. Ministri i deritashëm i Financave, Bedri Hamza, në ditën e largimit të tij nga posti ka bërë të ditur se fondi i rezervës shtetërore është mbi 300 milionë euro. Ky fond ka qenë njëri ndër kushtet, të cilat FMN-ja ia pati kërkuar Qeverisë së Kosovës në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria buxhetore pas inicimit të punëve në autostradën e dytë të vendit.

“Viti 2012 është përmbyllur me bilanc bankar mbi 300 milionë euro, që është më shumë sesa pritjet reale”, ka thënë të martën ministri i dorëhequr i Financave, Bedri Hamza.  

Me kërkesë të FMN-së, ekzekutivi pati përfshirë një nen të veçantë në buxhetin e vitit 2013, në të cilin parashihen kriteret e pranueshme për fillimin e autostradës Prishtinë-Han i Elezit. (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore.)

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 28°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 28°CI kthjellėt
Shkup 29°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell