• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Përfaqësuesit e BERZH-it të interesuar të përkrahin privatizimin e PTK-së

Publikuar: 15.01.2013 - 17:03

Prishtinë, 15 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Hashim Thaçi, u takua sot me përfaqësues të lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Në këtë takim kryeministri Thaçi e vlerësoi vendimin e Bordit të Guvernatorëve për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion dhe u shpreh mirënjohës për ndihmën e BERZH-it gjatë këtij procesi.

Po ashtu,  Thaçi i falënderoi për përkushtimin dhe punën e tyre të deritashme në sektorin privat. Kryeministri Thaçi duke diskutuar për prioritetet strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës përfshirë këtu sektorin e energjisë, të infrastrukturës rrugore dhe atë të bujqësisë, theksoi se duhet të punohet intensivisht për fillimin e projekteve dhe shprehi gatishmërinë e Qeverisë për bashkëpunim.

Përfaqësuesit e lartë të BERZH-it e informuan kryeministrin Thaçi për prioritetet e identifikuara në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës në kuadër të Strategjisë për Partneritetit me Republikën e Kosovës.

Prioritetet përfshijnë sektorin privat, të energjisë dhe atë të infrastrukturës. Gjithashtu, theksuan se kjo strategji është duke u punuar sipas parimit fast track, me qëllim që sa më shpejt të fillohet me implementimin e projekteve.

Përfaqësuesit e BERZH-it shprehën interesimin e tyre për të përkrahur procesin e privatizimit të PTK-së dhe projektin Kosova e Re, si dhe projektet e reja të infrastrukturës rrugore.

Ata shprehën interesimin edhe për përkrahjen e sektorit privat me asistencë teknike, si dhe investime në projekte të ndryshme përfshirë këtu edhe projektetet për efiçiencën e energjisë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu