• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Rënie e industrisë në BE

Publikuar: 14.01.2013 - 18:09

Bruksel, 14 janar - Prodhimi industrial në Europë pësoi një rënie të re, treguan të dhënat zyrtare të Institutit Europian të Statistikave, “Eurostat”.

Të dhënat i përkasin nëntorit 2012. Ky ishte muaji i tretë radhazi që prodhimi industrial në vendet anëtare të Bashkimit Europian goditet nga kriza, rënia e kërkesës dhe në shtete të caktuara, edhe nga rrjedhojat e masave të kursimit në buxhetet kombëtare.

Ndonëse vetëm 0,3%, rënia kundërshtoi pritshmëritë e ekspertëve për rikthimin e rritjes në nëntor. Në tërësi, në harkun e 12-muajve, prodhimi industrial ka rënë me 3,7%.

Konkretisht, midis vendeve anëtare, ishte Portugalia ajo që njohu goditjen më të fortë, me një rënie prej 3,4%, ndërsa prodhimi industrial spanjoll u tkurr me 2,5%, transmeton TCH.

Të dhënat e “Eurostat” kanë vetëm një element shpresëdhënës, atë të reduktimit të normës së rënies, shenjë se po afron fundi i një trajektore tepër të vështirë për industrinë europiane.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 12°CShi i lehtė
Tiranė 12°CKryesisht me vranėsira
Shkup 17°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu