• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Bode: Rritja ekonomike zbriti në 1.5 për qind

Publikuar: 11.01.2013 - 22:06

Tiranë, 11 janar - Ministri shqiptar i Financave, Ridvan Bode pranoi se rritja ekonomike në vitin 2012 zbriti në nivelin më të ulët që nga fillimi i krizës, përtej çdo vlerësimi të qeverisë.

“Ekonomia shqiptare për vitin 2012 mendohet të ketë një rritje 2 ose 1.5 për qind, duke shprehur atë që është dëshmuar në vitet e mëparshme, dinamizmin më të mirë krahasuar me ekonomitë e rajonit. Ajo është më e ulët sesa mesatarja historike, por edhe më e ulët se para viteve të krizës”, deklaroi Bode.

Sipas Bodes, kriza e zgjatur që vjen nga eurozona ka ndikuar në dobësimin e rritjes së ekonomisë shqiptare.

Veç ngadalësimit të ekonomisë, kriza ka sjellë dhe përkeqësimin e treguesve fiskalë të vendit. Ministria e Financave llogarit se në fund të vitit borxhi publik kërceu në 61.9 për qind të prodhimit kombëtar.

Por Bode thotë se arsyet e rritjes së tij lidhen me garancitë që shteti jep për ndërmarrjet publike dhe jo me huamarrjen e qeverisë.

“Është deklaruar në media se qeveria po merr shumë para borxh. Jo, nuk është e vërtetë. Huaja është 3.2 për qind e GDP-së. Viti i fundit i qeverisë socialiste ka pasur 5.1 për qind të GDP-së si huamarrje”, tha Bode, raporton Top-Channel.

Edhe me këtë rritje borxhi, ministri i Financave ripërsëriti qëndrimin se qeveria nuk do të marrë në shqyrtim asnjë masë për të rritur taksat, pasi sipas tij kjo do të dëmtonte më shumë ekonominë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu