Alarmi i FMN-së për institucionet e Kosovës

Artikujt tjerė
- Qytetarët akuzojnë KEK-un për fryrje të faturave
- Parashihet përtëritje graduale e eurozonës
- Kosovës i shtohet edhe një bankë me kapital turk
- Serbia slejon transport transit të mallrave kosovare
- Banka lidere e Turqisë hapi degë në Prishtinë
- KQP zgjat afatin për dorëzimin e ofertave për privatizimin e PTK-së
- Bie interesimi për mallrat e Kosovës
- Kosova ka humbur mbi 3 mijë hektarë tokë bujqësore
- Rekord i ri i papunësisë në BE
- Menaxhim i dobët i financave publike
Prishtinë, 6 janar - Fondi Monetar Ndërkombëtar druan nga përsëritja e situatës së vitit 2010, kur institucionet e Kosovës, për shkak të premtimeve zgjedhore, e futën vendin në telashe financiare. Ky institucion kërkon nga Qeveria ti menaxhojë me kujdes projektet për ndërtimin e autostradës Prishtinë - Shkup dhe privatizimin e PTK-së. Krejt kjo pasi në raportin e FMN-së fundi i vitit 2013 dhe fillimi i vitit 2014 konsiderohen si periudhë zgjedhore.
Fondi Monetar Ndërkombëtar po u frikohet zgjedhjeve në Kosovë. Kurdo që ato të mbahen, ky institucion thotë se ka një përvojë të hidhur me politikën kosovare. Jo se ka lidhje direkte me të, por herën e fundit për shkak të saj u desh ti prishë punët me Kosovën, shkruan Express.
Fondi vlerëson se e njëjta situatë mund të përsëritet prapë në vitin 2013 ose në fillim të vitit 2014, kur parashihet të mbahen zgjedhjet parlamentare në vend.
Përvoja e pafavorshme me SBA (programin e parë Stand By) e Kosovës në korrik të vitit 2010 sugjeron, megjithatë, se trazirat politike mund ti vënë këto arritje në rrezik, veçanërisht në kontekstin e fushatave elektorale, thuhet në vlerësimin e FMN-së.
Sipas Express, dy vite më parë, Qeveria e Kosovës përkundër marrëveshjes dhe kushteve të përcaktuara nga Fondi, vendosi ti rrisë pagat e mësimdhënësve në prag të zgjedhjeve. Kjo asokohe bëri që Kosova të dalë nga programi si shkelëse e marrëveshjes për tu kthyer prapë në një program monitorues të stafit.
Ky institucion kërkon nga Qeveria e vendit dhe kryesisht partitë politike të ruajnë të arriturat e deritashme gjatë dy viteve të fundit dhe stabilitetin makroekonomik në kuadër të marrëveshjes me Fondin.
Rreziku kryesor në këtë program janë pengesat potenciale politike, thuhet në këtë vlerësim.
Parashikime të tilla patën ardhur nga zyrtarë të këtij institucioni edhe një vit më parë, por tani ato janë futur edhe në raport të veçantë për Kosovën.


theranda10.01.2013/08:58
Qeveritaret tan , kur esht qeshtja e interesit te tyre per ti fituar zgjedhjet qe edhe niher ta marrin pushtetin as qe e degjojn se qpo thote fondi monetar,por piksynim i tyre asht ti mbajn postet e tyre dhe te vazhdojn hajnit,kurse popullin e rrejn me deklarime te ndryshme, jo i kem harmonizu qeshtjet me fomdimn monetar etj....















agimi11.01.2013/10:38
pse a mos esht hera e pare qe qeverija shkel marrveshjen ,ma thoni ju lutem nji marrveshje qe nuk e ka shkel qeverija THaqi 1 apo 2 kjo nuk esht per tu quditur bile qysh nuk po ju vjen turp e te thoni se esht shkel marrveshja ,ju nuk duhet te thunu sepse esht ashtu, tjeter here nuk keni nevoj te shkruni sepse kjo dihet paraprakisht