• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Obama: U mbajt premtimi për taksat

Publikuar: 06.01.2013 - 11:10

Washington, 6 janar - Presidenti i SHB, Barack Obama thotë se ai e mbajti premtimin ndaj punonjësve amerikanë, duke bashkëpunuar me Kongresin për të ndryshuar ligjin e taksave, nga i cili përfitonin të pasurit në kurriz të shtresës së mesme.

Në fjalimin e tij të përjavshëm Presidenti tha se për herë të parë në dy dekada, taksat për amerikanët më të pasur që përbëjnë 2 për qind  të popullsisë, u rritën sipas marrëveshjes së arritur në Kongres. Ai tha se kjo masë parandaloi rritjen e madhe të taksave për shtresën e mesme, gjë që mund ta kishte shtyrë ekonominë amerikane drejt një recesioni të ri. Megjithatë, mbetet ende shumë për t’u bërë për punësimin e amerikanëve dhe për ta futur ekonominë në rrugën e shlyerjes së borxhit, tha  Obama, transmeton VoA.

Presidenti tha se shkurtimet e shpenzimeve duhen bërë pa u prekur fusha ai arsimi, trajnimet, kërkimet teknologjike, për të cilat ai tha se janë tepër të rëndësishme për mirëqenien e vendit në shekullin e 21-të.

Ndërkohë, në reagimin e republikanëve, kongresmeni i Michiganit, David Camp i bëri thirrje kolegëve të tij republikanë të përpiqen të gjejnë mënyra për pakësimin e shpenzimeve të panevojshme të Washingtonit.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell