• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Sindikata e bujqve kritikon, Ministria e Bujqësisë përgnjeshtron

Publikuar: 05.01.2013 - 22:05

Prishtinë, 5 janar - Federata Sindikale e Bujqve tё Kosovës ka dhënë një varg kritikash për menaxhmentin e Ministrisë së Bujqësisë. Sipas kësaj Federate, me gjithë vullnetin e bujqve të Kosovës për të punuar tokën, ata asnjëherë nuk janë stimuluar nga ministria. Kryetari i FSBK-së, Tahir Tahiri, ka përmendur edhe disa nga skandalet e kësaj ministrie, si atë të “tokës së helmuar”, patates dhe misrit kancerogjen të ardhur nga Serbia. Por, Ministria e Bujqësisë i ka quajtur të pabaza këto akuza, ndërsa kryetarin e federatës Tahir Tahirin e quan marionetë politike. Në një përgjigje elektronike, zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behrami, ka thënë se si rezultat i përkrahjes përmes subvencioneve, kanë  arritur t’i përkrahin gjithsej 18,385 fermerë në vlerë prej rreth 9 milionë eurosh duke i kundërshtuar kështu akuzat e bëra nga Tahiri, raporton KTV.

Komente (2)

dea gashi06.01.2013/07:46

bujqesia gjeja me e qmuar ne jette

lexoje e vertete06.01.2013/07:44

o fusha male lodra mbi mbi yje kjo eshte kosova ime

1000  Karaktere
Prishtinė 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 29°CI kthjellėt
Shkup 32°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell