Praktikë jo e mirë e mbushjes së buxhetit

Artikujt tjerė
- Praktikë jo e mirë e mbushjes së buxhetit
- Importi i rrymës elektrike në Kosovë, fitojnë Rundap dhe GEN
- Kosovarët, mbi 7 milionë mesazhe urimi për Vitin e Ri
- Për bashkëpunim më të madh ekonomik me Francën
- Shitje rekorde e Mercedesit në botë
- FMN: Rritja ekonomike në Kosovë ishte 2.7 %, e jo 3.9 %
- ZRRE-ja pranon 9 kërkesa për prodhim të energjisë nga uji e era
- Boeing mund konkurrencën evropiane
- Mbi 2.2 milionë euro u shpenzuan në fishekzjarre
- FMN prish festën e bursave
Prishtinë, 5 janar - Buxheti i Kosovës për vitin 2013 do të jetë i mbështetur nga të hyrat që grumbullohen nga Doganat dhe Administrata Tatimore e Kosovës. Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndonjë alternativë tjetër për mbushjen e buxhetit.
Këto dy institucione më të rëndësishme për mbushjen e buxhetit për vitin 2013 është paraparë të grumbullojnë mbi 1 miliard euro.
Sipas parashikimeve të ekzekutivit, për vitin 2013, Dogana duhet të grumbullojë 915 milionë euro, kurse ATK-ja 301 milionë të tjerë.
Drejtori i Instituti për Hulumtime të Avancuara (GAP), Agron Demi tha për Radion Evropa e Lirë se mbledhja e të hyrave nga Dogana dhe ATK-ja nuk është mundësi nga më të mirat për një buxhet të qëndrueshëm.
Të hyrat e buxhetit të Kosovës në masë të madhe mblidhen nga Dogana. Kjo tregon se edhe në vitin 2013 Dogana do të jetë kontribuuesi më i madh i të hyrave buxhetore.
Mirëpo, kjo tregon se edhe në vitin 2013 dhe në vitet e mëhershme deficiti tregtar është shumë i lartë dhe për atë qëllim kemi një buxhet të lartë shtetëror, por dëmet e ekonomisë nga deficiti i lartë tregtar janë shumë më të mëdha sesa po të kishim të hyra më të ulëta buxhetore, për shkak se ne importojmë mbi 2 miliardë euro mallra dhe eksportojmë një sasi të vogël të tyre, tha Demi.
Mjaft kritik për mënyrën e mbledhjes së të hyrave për mbushjen e buxhetit të Kosovës, shprehet kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini.
Këto institucione, Dogana dhe ATK-ja po shkelin rregullat e punës dhe ligjet vetëm e vetëm për të arritur synimet dhe objektivat e mbushjes së buxhetit dhe shpesh mburren që kanë tejkaluar planifikimet për buxhetin e Kosovës, por megjithatë mbeten alternativa të vetme që janë të qëndrueshme derisa nuk ka politika tjera për të mbushur buxhetin e konsoliduar të Kosovës, theksoi Shahini.
Derisa Kosova synon integrimin evropian, duhet të ndryshohet qasja e mbledhjes së të hyrave. Ekzekutivi, sipas Shahinit, gjatë këtij viti duhet të hartojë një plan strategjik që të lirohet një pjesë e madhe e produkteve nga doganimi.
Më e mira për Kosovën do të ishte të hiqen krejtësisht taksa doganore, qoftë për produktet për përpunim, prodhim apo produktet finale nga vendet e BE-së dhe vendet tjera. Dhe, duke mos humbur konturat e të hyrave për buxhetin, duhet që të rritet TVSH-ja, të rritet efikasiteti i mbledhjes së TVSH-së, të rriten të hyrat nga pagat, të luftohet joformaliteti, vlerësoi Shahini.
Në anën tjetër, marrëveshjet e Qeverisë së Kosovës me disa shtete për uljen e taksave doganore, që pritet të arrihen në fillim të këtij viti, sipas Agron Demit, do të ndikojnë që Kosova të ketë të hyra më të ulëta doganore krahasuar me vitet e mëhershme.
Vetëm marrëveshja me Turqinë, që parashihet të arrihet në fillim të këtij viti, do të ketë ndikim prej 17 milionë euro më pak të hyra, për shkak se parashihet një marrëveshje ku taksa doganore nga 10 do të ulet në 0 për qind, bëri të ditur Demi.
Buxheti i Kosovës për vitin 2013 është 1 miliard e 586 milionë euro.
















b.r.05.01.2013/15:12
si zakonisht diaspora po taksohet.