• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Importi i rrymës elektrike në Kosovë, fitojnë Rundap dhe GEN

Publikuar: 04.01.2013 - 21:46

Prishtinë, 4 janar - Dy kompanitë energjetike, “Gen” dhe “Rudnap” janë shpallur fitues të tenderit për furnizim me energji elektrike, deri në muajin maj të këtij viti, pikërisht deri në kohën kur distribucioni i KEK-ut kalon në pronësi të kompanisë private turke “Çalik&Limak”.

Për pesë muaj, sa do t’i sjellin rrymë KEK-ut në situata emergjente, por edhe në momente kur KEK-u më shumë shpenzon sesa prodhon, këto kompani që tregtojnë energji elektrike pritet t’i marrin nga korporata më e madhe në Kosovë jo më pak se 3 milionë euro.

Sipas ueb-faqes zyrtare të Komisionit Rregullues të Prokurimit Publik (KRPP), shihet se në këtë tender kanë konkurruar katër kompani, ndërsa fituese janë shpallur dy kompani që selinë e tyre e kanë në Beograd.

Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj i deklaroi Zërit se nuk ka shumë informacione rreth tenderit të fundit për furnizim me energji elektrike.

Por, sipas tij, dy kompanitë që janë shpallur fituese të tenderit nga zyra e prokurimit e KEK-ut kanë ofertuar me çmime më të volitshme në raport me kompanitë tjera. “Tenderi ka qenë publik dhe në të kanë konkurruar edhe kompani tjera. Por, oferta e kompanive që janë shpallur fituese të tenderit, kanë qenë dukshëm më e volitshme për kompaninë tonë”, tha Gjukaj.

Edhe zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala tha se në tenderin e fundit për import të emergjent të energjisë elektrike kanë konkurruar katër kompani. “Kanë konkurruar kompanitë zvicerane “EFT” dhe “EGL”, kompania sllovene (e jo e Beogradit) GEN, dhe kompania serbe “Rudnap”.

Pas kompanisë “Rudnap” dyshohet se fshihet biznesmeni serbo-boshnjak Damir Fazliq.

“Sipas vlerësimit të komisionit dhe konfirmimit të marrë nga KRPP, ofertat nga kompanitë EGL dhe EFT janë shpallur të papërgjegjshme për faktin se nuk kanë qenë në përpurthje me kërkesat e dosjes së tenderit”, tha Buzhala.

Pavarësisht se në ueb-faqen e KRPP-së thuhet se vlera e kontratës është rreth tre milionë euro, zëdhënësi Buzhala thotë se në këtë tender nuk ka vlerë të saktë monetare të caktuar për arsye se kjo energji elektrike importohet vetëm në raste të veçanta të paplanifikuara, vetëm në bazë të nevojës.

“KEK-u kontrakton këto lloje të energjisë elektrike për shkak të rritjes së sigurisë së furnizimit me energji elektrike. Çmimi përcaktohet në bazë të koeficientit të ofruar dhe çmimit të energjisë në bursat ndërkombëtare të tregtimit me energji. Vlera e cekur në njoftimin për dhënie të kontratës, që duhet të ceket sipas LPP, është vetëm indikative në bazë të përvojave të viteve paraprake dhe ofertave fituese”, tha ai. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 28°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 28°CI kthjellėt
Shkup 31°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell