• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kosovarët, mbi 7 milionë mesazhe urimi për Vitin e Ri

Publikuar: 04.01.2013 - 18:33

Prishtinë, 4 janar – Në netët e ndërrimit të moteve, përmes rrjetit të telefonisë mobile IPKO në total janë dërguar 2 170 734 SMS, ose në mesatare 20 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, në ditën e parë të vitit, më 1 janar 2013, mesatarja e rritjes së trafikut të SMS-ve në krahasim me ditën e njëjtë të vitit të kaluar ka qenë 28 për qind.

Sipas njoftimit të kompanisë IPKO, megjithë rritjen e ndjeshme të trafikut të telefonisë mobile me të gjitha shërbimet e ofruara, shkalla e suksesit në dërgimin e gjithë SMS-ve ka mbetur rreth 100 për qind.

Dje, ndërkaq, Vala e PTK-së njoftoi se përmes rrjetit të saj janë dërguar mbi 4.2 milionë SMS për festën e Vitit të Ri dhe, po ashtu sipas saj, ky numër kaq i madh i mesazheve të urimit është përcjellë me sukses të plotë. Në krahasim me vitin e kaluar, në të njëjtën periudhë gjatë ndërrimit të moteve, trafiku i përgjithshëm i SMS-ve është shtuar për 800 mijë sish.

Sa për ilustrim, numri i përgjithshëm i SMS-ve të dërguar suksesshëm në vitin 2010 ishte 3.1 milionë, në vitin 2011 ishte 3.4 milionë. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell