• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

IPKO për 5 vjet “pushtoi” 26.1 për qind të tregut në telefoninë mobile

Publikuar: 14.12.2012 - 15:28

Prishtinë, 14 dhjetor 2012 – IPKO. telefonia mobile e cila në ditën e parë të operimit kishte  marrë 20.000 konsumatorët e parë, sot feston 5 vjetorin e saj në tregun e telefonisë mobile në Kosovë, në të cilin tani mban 26.1 për qind të tregut. Me hyrjen e saj në treg, IPKO ka sjellë konkurrencë në tregun e telefonisë mobile, nga e cila përfituesit më të mëdhenj vazhdojnë të jenë të gjithë qytetarët dhe bizneset e Kosovës. Depërtimi i telefonisë mobile IPKO në treg, ka ulur çmimet, duke e ngritur cilësinë e shërbimeve dhe madhësinë e tregut mobil, në përgjithësi.

Si investitori më i madh i huaj direkt në Kosovë, IPKO si pjesë e Telekom Slovenije, fillimisht ka investuar 130.831 milionë € (2007), 43,844 milionë € (2008), 28,428 milionë € (2009), 9,093 milionë € (2010), 11,825 milionë € (2011), dhe 18,400 milionë € të planfikuara për t’i investuar këtë vit. 

Për nëntë muajt e parë të vitit 2012, IPKO ka gjeneruar 52,048 milionë € të hyra operative në biznes,  8,726 milionë € investime kapitale të realizuara nga 18.4 milionë € të planifikuara për 2012, EBITDA prej 21,107 milionë €, si dhe 7,197 në EBIT.  Në mesin e shumë indikatorëve financiar për nëntë muajt e parë të vitit, IPKO ka prezantuar edhe mesataren e të hyrave për përdorues, që në tremujorin e tretë të vitit është 11.04 euro. 

Vizitën e tij të parë në cilësinë e Presidentit të Bordit të Telekom Slovenije,  Rudolf Skobe e ka bërë në IPKO, për të dëshmuar edhe një herë rëndësinë që grupi i madh telekomunikues në rajon  i ka dhënë kompanisë simotër, IPKO-së.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë IPKO, Robert Erzin, ka thënë se Fokusi i telefonisë mobile IPKO mbetet në investimet kapitale për përshpejtimin e internetit mobil, kombinimin e produkteve mobile me ato fikse, shërbime të bazuara në cloud (re), zgjerimin e programeve për konsumatorët besnik, si dhe mbështetja dhe menaxhimi i raporteve me konsumatorët tanë.

 

Komente (1)

shaqir15.12.2012/12:57

Mendoj nuk ka operator te sinqert korrekt ne Kosove, jane bere si bankat qe bejne qmos vetem per ti vjedhur pupullin...afrojne keto kushte deri sa te futin ne loje e pastaj te grryejne ...kjo eshte tragjedi per pushtetin qe nuk ju bene nje auditim dhe krejtve te ju merret licenca ..shembulll kjo IPko ne marrveshjen me KEKun per shfrytezim ipkon ....ne fillim ne tre muajt e pare kishte nje korrektesi por me von kjo vjedh punetoret ne shum menyra ....duke ju quar faktura bukur te medhe deri 15 ero e atyre qe kan me roming ju rras mbi 30 ero ....nuk eshte e mundur dhe nuk ju qon sqarime se sa impulsa ka harxhue dhe se bejne por qet nje shum te ... teles per te gjithe punetoret njesoj .....nuk munden me qen te knaqyr qytetaret ....

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira
Tiranė 17°CKryesisht me vranėsira
Shkup 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu