Tina Maze më e mira edhe në Ofterschwang

Artikujt tjerė
- Dani Alves: Messi ka rënë moralisht
- Hopkins, boksieri më i vjetër që fiton titull të madh
- Mexes e Boateng të gatshëm për Barcelonën
- Alves beson në fitoren e Barcelonës kundër Milanit
- E pabesueshme, as ky nuk numërohet gol (Video)
- Juve gjithnjë e më afër titullit në Scudetto
- Tottenham gjunjëzohet në Liverpool, Chelsea barazon në Manchester
- Tina Maze më e mira edhe në Ofterschwang
- Messi nuk do të pensionohet tek Barcelona
- Kroos: Titulli është i yni
Ofterschvang, 10 mars Skitarja sllovene, Tina Maze, ka shënuar sot fitoren e 10-të në këtë sezon, pasi që ka triumfuar në disiplinën e sllallomit në Oftersshvang të Gjermanisë. Kjo ishte gara e parafundit e sezonit të sivjetshëm në garat e disiplinave alpine në skitari.
Maze, e cila tashmë ka siguruar Globusin e madh të kristaltë, ka triumfuar me kohën 1:52.85 minuta, përkatësisht 25 të qindtat para garueses që zuri vendin e dytë, Wendy Holdener nga Zvicra, ndërsa vendin e tretë e zuri amerikania 17 vjeçare, Mikaela Shiffrin (+0,75).
Shiffrin ishte më e mira në garën e parë të sllallomit, dhe atë e pasoi Tina Maze me 10 të qindtat vonesë, derisa në vendin e tretë u radhit Wendy Holdener.
Në garën e dytë Holdener ishte e mrekullueshme, por skitarja sllovene ishte akoma më e mirë. Amerikania u mbajt mirë në garë me Mazen dhe Holdener, por pas një gabimi e humbi hapin, sado që siguroi vendin e tretë.
Rezultatet:
1. Tina Maze (Slo) 1:52,85
2. Wendy Holdener (Zvicer) +0,25
3. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0,75
4. Marie-Michele Gagnon (Kan) +0,96
5. Maria Pietilä Holmner (Suedi) +1,59
6. Frida Hansdotter (Suedi) +2,00
7. Veronika Velez Zuzulova (Sllovaki) +2,06
8. Nathalie Eklund (Suedi) +2,07
9. Nicole Hosp (Austri) +2,16
10. Therese Borssen (Suedi) +2,22
Plasmani i përgjithshëm:
1. Tina Maze (Slo) 2254 pikë
2. Maria Höfl-Riesch (Gjermani) 1065
3. Anna Fenninger (Austri) 984
4. Julia Mancuso (SHBA) 835
5. Lindsey Vonn (SHBA) 740
6. Viktoria Rebensburg (Gjermani) 737
7. Kathrin Zettel (Austri) 709
8. Mikaela Shiffrin (SHBA) 698
9. Frida Hansdotter (Suedi) 615
10. Lara Gut (Zvicer) 602








