• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Reali tregon “klasin”, eliminon Unitedin mes Manchesterit

Publikuar: 05.03.2013 - 22:42

Manchester, 5 mars – Reali e Mundi Manchester Unitedin mes Manchesterit me rezultat 2:1, dhe i fiku  ëndrrat e sivjetshme të ekipit anglez për Ligën e Kampionëve. Megjithë avantazhin e United, Reali arriti të kthehet në lojë dhe të triumfoi në këtë ndeshje të rëndësishme.  Në ndeshjet e rëndësishme të ekipeve të mëdha, siç ishte ndeshja e Manchester United – Real Madrid, taktizimi i trajnerëve, poashtu është pjesë e rëndësishme e lojës, që shumë raste shpaguhet, por, poashtu në jo pak raste di të jetë dëshprues. Në ndeshjen e sotme për strategun e United taktizimi u tregua kundërproduktiv dhe dëshprues.

Ai la në bankën rezervë Wayne Rooneyn dhe Kagawan, autorin  e het-trickut që e shënoi në ndeshjen e fundit të Manchesterit në Premier League, ndërsa në fazën e sulmit kishte angazhuar Robin van Persien, Danny Welbeckun dhe Nanin, që , dihet, më shumë është rezervist se sa në ekipin e parë të Manchës.

Në përbërjen shartuese ishte edhe veterani Ryan Giggs, i cili ka  regjistruar paraqitjen e njëmijtë në karrierë.

Te Reali, Karim Benzema është lënë në bankën rezervë nga Jose Mourinho, i cili ka preferuar të luajë më Gonzalo Higuanin në sulm.

Sidoqoftë loja nisi me kujdes të madh nga të dy ekipet. Edhe Manchesteri, edhe Reali

bënin përpjekje që ta largojnë sa më shumë topin nga gjysmëfusha e tyre, përkatësisht ta zhvillojnë lojën larg portave  për të mos marrë gol. Dhe megjithë disa shanse, që i patën të dy ekipet, pjesa e parë u përmbyll me rezultat të bardhë.

Por në pjesën e dytë, që në fillim, më saktësisht  Manchesteri kaloi në avantazh me një autogol, të Sergio Ramos, që në Real sa është hero, sa lojtari më tragjik dhe dëshprues.

Por, nuk vonoi dhe Reali barazoi. Në minutën 66 nëpërmjet kroatit Luka Modriq, madrilenët barazuan 1:1, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, nëpërmjet Cristiano Ronaldos, që po dëshmon formë perfekte, kaluan në avantazh, duke përmbysur gjithçka në Manchester.

Me fitore të çmueshme, përkatësisht me rezultatin 2:1, Reali përmbylli këtë ndeshje.

Borussia Dortmund e pati shumë më të lehtë ‘betejën e sotme” për të shkuar tutje në garën e elitës së futbollit evropian. Borussia e mundi me rezultat 3:0 Shakhtar Doneck. Golat për kampionin gjerman i shënuan  Augusto në minutën 31, M. Götze në minutën 37 dhe për 3:0 J. Blaszczykowski  në minutën 59.

 

Komente (16)

gazzika06.03.2013/09:58

kur te humb gjithmon duhet me than diqka aahahhahahaha ama po mos folni pa lidhje se veq aftesit e vogla pi tregoni hyhyhyhyh

Dritan06.03.2013/04:28

Ky autori qenka dashamir i Realit garant.. se paska pa " referin qe ja fitoj lojen Realit..

red devill06.03.2013/03:04

ha ha ha qfar shkrimi per lojen se permen kerkun ... tonin e kuq e penallat qi s ja dha manches e shume e shume momente kyqe te lojes po mjaftoj platin mi thon turkit fatmagylit nese don me referu finalen e qon realin n finale se realin kan me qu edhe kan mia dhon kejt platini edhe fatmagyli edhe pse osht qerefinalja mas ksaj loje realit e kan sos mia dhon peshkeshin bonbonjeren qi si vlen sen bravoo uefa e fatmagyl per peshkesh realit

Istrefi06.03.2013/02:16

ANI MA KETA KOMENTUES KISHE MARIN VESH DIQKA NGA FUTBOLLI.PO KARTONI I KUQ ME TE DREJTE I U DHA A E PATE QFARE FAULLI BANI.UNE ME TE VERTETE REFERIM ME TE MIRE NUK KAM PARE ,BRAVO XHYNEJT QAKIR.

bardh06.03.2013/00:39

4go1 tu veq inati m'doket po t'vjen ahhah halamdrid

ibra06.03.2013/00:36

I njejti rrefer ka perjashtuar TERIN e chelsit por ata fituan me dhjet lojtar ndaj bacelones fajtori kryesor eshte fergusoni i cili mban ne banken rezerv ROONY dhe CAGAVA

emils emils06.03.2013/00:35

me vjen keq per m.u por kartoni kuq ishte i drejt ska ... ate ne fotboll.

4go105.03.2013/23:56

av av qfar titulli te lajmit e paske knaq krejt more ti djal,po qfar klasi tregoj reali a qa je ka thuu

ibra05.03.2013/23:47

Manchesterin e munden referet e paguar dhe per kete FIFA duhet te hulumtoje ngase as referi me I dobet nuk jep karton te kuq,dhe tani duhet te kerkohet llogari ngase kan ndikuar bastoret ne kete vendim e jo real Madrid

beni05.03.2013/23:42

valla nime gazetar amater koka bash per rastin e kartonit te kuq qe e murr nani dhe ndryshoi krejt rrjedha e lojes dhe fitoi reali kuptohet me ndihmen e referit ky ska shkru

Hasani05.03.2013/23:40

Turp per Kohen me botu kesi artikuj qyfte!!!!!

Po te mos ishte turku, Reali nuk do te fitonte kurre!!!! Mos e ka pagu Mourinho vete!

luisi05.03.2013/23:39

Kjo eshte fitore e turpit , mos krenohi me ket fitore o madrilen se u pa kjart gjithqka.

Prishtinalij05.03.2013/23:34

Une spe di qeky gazetar a e ka percjell lojen a veq paska shkru permenq shkon deri aty sa qe as se permen qe ka mar dikush karton te kuq e le mo me tregu se ka qen gabim i referit dhe si pasoj e ksaj reali doli fitus

lali05.03.2013/23:26

po skni faj se gjithmon hupsi ankohet

d dr d05.03.2013/23:17

Po ku e keni permend pjesen percaktuese te ndeshjesblerjen e gjyqtarit nga reali dhe ... tonin e kuq kunder man utd? Cfar lajmi,bravo gazetarit...

james05.03.2013/22:53

çflitni pa lidhje, edhe një ekip ma i dobët ne kësi raste fiton kundër dhjetë lotarëve, por kokëturku boshë Shakir e prishi një mbrëmje që duheshte të jetë shumë më me emocione dhe më interesante, po ku marin vesht këta turqi kokëbosh ne futboll....pis milet

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 17°CShi i lehtė
Shkup 22°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu