Mourinho: Kundër Unitedit gjithçka është e mundshme

Artikujt tjerė
- Mourinho: Kundër Unitedit gjithçka është e mundshme
- Çiklizëm: Bouhani udhëheq Garën e diellit
- Tenis: McEnroe dhe Lendl në fushë, kënaqin publikun
- Rosell: Vilanova është trajneri ynë
- Për Dortmundin, rasti i fundit për trofe
- Pirlo, pas futbollit do të prodhojë verëra
- Robinho drejt Santosit
- PSG-ja e vendosur për Mourinhon
- Marchisio i hapur për kalim në Bundesligë
- Sot përballjet e mëdha në Champions
Manchester, 5 mars - Jose Mourinho mendon se e tërë vëmendja të martën mbrëma do të jetë në Manchester. Ekipi i tij Real Madridi dhe nikoqiri Manchester United do të kërkojnë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, në ndeshjen kryesore të së tetës së finales. Takimi i parë në Bernabeu kishte përfunduar 1:1, duke lënë në avantazh anglezët, por pak kush beson se ky duel do të përfundojë pa gola. Në këtë stadium kam fituar, kam humbur dhe barazuar. Së fundit herë isha me Interin dhe pësuam , kështu që kundër Unitedit gjithçka është e mundshme, tha portugezi.
Reali vjen pas dy fitoreve të rëndësishme kundër Barcelonës në ligë dhe në Kupën e Mbretit, duke e kthyer besimin te lojtarët.
Për mua është një ndjenjë e veçantë sa herë që vijë në Angli. Kam luajtur 5 vjet me Liverpoolin dhe e kam shijuar atë rivalitetin kundër Manchesterit, që gjithnjë ka dhuruar një ndeshje të madhe, ka thënë për gazetarët Xabi Alonso mesfushori i Realit. Los Blancos kanë arritur një ditë më herët në Angli për tiu përshtatur kushteve, derisa ekipi ka përdorur ambientet e Manchester Cityt për tu përgatitur për ndeshjen.








