• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Fergie: Mourinho do të qëndrojë në Real edhe një vit

Publikuar: 03.03.2013 - 16:24

Londër, 3 mars - Alex Ferguson beson se shoku dhe rivali i tij i vjetër, Jose Mourinho mund të bëjë ndonjë befasi pranverore, duke qëndruar te Real Madridi edhe për sezonin e ardhshëm“The Special One” do të rikthehet përsëri në Angli këtë javë për tu përgatitur për ndeshjen e kthimit për Champions League kundër Manchester United.

Mourinho, 50 vjeç, nuk e ka mbajtur sekret dëshirën e tij për të drejtuar ndonjë ekip të Premier Leagues, e kjo i alarmoi shumë top klube në ishull.

Ai ishte përfolur se do të bënte një rikthim emocional tek Chelsea, i cili do të jenë në kërkim të një trajneri të ri në muajin maj, derisa ai gjithashtu është duke u kërkuar edhe nga Manchester City dhe Arsenali.

“Kemi parë shumë gjëra që janë folur për Mourinhon, por atij i kanë mbetur edhe dy vjet kontratë”, ka thënë Ferguson për Daily Mail.

“Të gjithë thanë se ai do të largohet në fund të vitit, por nuk besoj që do të largohet. Nuk e di se si drejtuesit e Realit mund ta largojnë një trajner si ai. Mendoj që ai ka bërë një punë të shkëlqyer në Real. Nuk mendoj se Perez do ta largonte atë”, është shprehur Ferguson.





 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell