Reali brenda 4 ditësh dy herë mposht Barcelonën

Artikujt tjerė
- Milani kalon në vendin e tretë, Juve barazon
- United pranë titullit
- Reali brenda 4 ditësh dy herë mposht Barcelonën
- Vilanova kthehet pas një muaji
- Pengohet rrahja ndërmjet Stramaccionit dhe Cassanos
- Capello në Chelsea në vend të Benitezit?
- Guardiola ofron 100 milionë euro për blerjen e Neymarit
- Juventus nxjerr barazim në Napoli
- Maze theu rekordin historik të Maierit
- Giggs, edhe një sezon në M. United
Madrid, 2 mars Dy herë brenda 4 ditësh Reali tregohet më i fortë se Barcelona. Në Barcelonë, në gjysmë finale të Kupës së Mbretit fitoi 2:0, ndërsa ndeshjen e sotme të Primeras e fitoi 2:1. Në të dy ndeshjet u tregua futboll i nivelit të lartë, veçmas ndeshja e sotme tregoi futboll të veçantë-aksione të shumta, pasime, shanse, dhe angazhim të të dy ekipeve. Shi për këtë, pra për shkak të nivelit superlativ të futbollit të luajtur në derbin Real - Barcelona, Liga spanjolle e futbollit, sado e fortë që është, ka vite, por edhe në këtë sezon, ka mbetur nën hijen e ndeshjeve që zhvillojnë dy ekipet më të fuqishme , e sidomos nën hijen e ndeshjeve ndërmjet këtyre dy ekipeve, qoftë për kampionat , apo për kupë. El Clasico, siç njihen ndryshe ndeshjet e luajtura Real - Barcelona, tashmë po përcillet me interesim jo vetëm në Spanjë, por edhe në mbarë botën dhe në Kosovë, pikërisht për shkak të atraktivitetit të saj dhe emrave të angazhuar në të dy skuadrat.
Në shumë mjedise hoteliere të Prishtinës sot ky derbi u transmetuar ne ekrane të mëdha.
Ndeshja e sotme derbi, e 166 në Primera, ndërmjet Realit dhe Barcelonës, u luajt vetëm katër ditë pas takimit në gjysmë finale të Kupës së Mbretit, në të cilën ngadhënjeu ekipi madrilen.
Megjithatë, duket që strategu u Realit, Mourinho, ndeshjen e sotme e vlerësoi si më pak të rëndësishme se sa betejat që e presin në Ligën e Kampionëve, pasi që nga fillimi la në jashtë lojës lojtarin më të mirë të skuadrës Kristiano Rinaldon, por edhe Oezil, Khedira e Alonso.
Megjithë mungesën e tij, madrilenët furishëm e nisën derbin e sotëm, dhe që në minutën 6, ata kaluan në epërsi 1:0 nëpërmjet Benzemas, Francezi i Realit nuk e pati vështirë për të shënuar me topin e shërbyer mirë nga Morate.
Kur simpatizuesit e Barcelonës nisën të frikohen për fatin e ekipit, duke parë lojën ofensive të Realit dhe kur shumëkush mendoi se Barcelona do të pësoi si para katër ditësh, në skenë doli Lionel Mesi. Ai në një kundërsulm të shpejtë e qiti jashtë lojës Sergio Ramosin në anën e djathtë të fushës dhe me një shut zhagas e barazoi rezultatin
duke e kthyer shpejt Barcelonën në lojë.
Pjesa e parë përfundoi baras, sado që nga të dy anët pati jo pak shanse të mira për gol.
Ndërkohë pjesa e dytë filloi furishëm. Ekipet hapen lojën, ndërsa shanset u shpeshtuan te të dy ekipet.
Mourinho futi në lojë Ronaldon që në minutat e parë të gjysmëlojës së dytë, për ta forcuar sulmin dhe kurajën e ekipit. Ky ndërrim në fund u dëshmua i efektshëm.
Blaugranët vazhduan me kontrollimin e lojës edhe në pjesën e dytë e dytë, posedimi dhe pasimet e tyre të sakta, ishin shumë më të larta në raport me kundërshtarin.
Por rreziku nga madrilenët gjithnjë ishte aty.
Dhe kur po zhvillohej minuta e 82-të, Reali kaloi në avantazh 2:1, nëpërmjet Sergio Ramos, rezultat ky me të cilin u përmbyll ky derbi.


ferki abazi02.03.2013/20:37
urime real urime shkatrrove barqen suksese ne ligen e kampionve edhe ferizaj po hyn ne super ligen e kosoves vetem perpara bamos muqaqa

ferki abazi02.03.2013/20:35
urime real urime forca edhe ligen e kampionve pe fitojna urime edhe ferizaj ne super lig boll ke maaa

lila fer02.03.2013/20:30
uuuuurimmmneee real madrid bamos bamos







ferki abazi02.03.2013/20:41
urime urime real madrid vetem perpara po e fitojna eligen e kampionve e keshtu me radh edhe ferizaj po e fusim ne super ligen e kosoves hib petrol ma i forti bamos muqaqa bamos