• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Vilanova kthehet pas një muaji

Publikuar: 02.03.2013 - 15:30

Barcelonë, 2 mars – Për Tito Vilanovan prioritet tashti është shëndeti, ndërsa planet sportive janë në plan të dytë, deklaroi nënkryetari i klubit të futbollit Barcelona, Carles Vilarrubi.

Sipas fjalëve të tij, trajneri i Barçës pritet t’i kthehet klubit pas një muaji, pas përfundimit të kurimit në New York.

“Tito ndihet mirë, shkon rregullisht në teapi dhe gjithçka shkon sipas planit. Pritet që në muajin prill ai sërish të ulet në bankinën e Barcelonës”, deklaroi Vilarrubi.

Vilanova po qëndron në New York në një klinikë të specializuar për kurimin e kancerit që nga mesi i muajit janar, pas operimit të dytë që e pati në muajin dhjetor 2012 të tumorit në gjëndrën pështymore. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell