Capello në Chelsea në vend të Benitezit?

Artikujt tjerė
- Capello në Chelsea në vend të Benitezit?
- Guardiola ofron 100 milionë euro për blerjen e Neymarit
- Juventus nxjerr barazim në Napoli
- Maze theu rekordin historik të Maierit
- Giggs, edhe një sezon në M. United
- Villas-Boas: Bale të injorojë kalimin në La Liga
- Balotelli mungon ndaj Lazios
- Clippersat fitojnë derbin ndaj Indianas
- Reali-Barça, rast i ri për rivalët e përbetuar
- Barça kërkon këndelljen në "Bernabeu"
Londër, 2 mars - Italiani Fabio Capello mund të jetë trajneri i ri i klubit londinez të futbollit Chelsea që në javën e ardhshme, ndonëse është aktualisht përzgjedhës i kombëtares ruse.
Lajmi u publikua nga e përditshmja The Sun, e cila citoi burime të brendshme të kampionëve të Evropës në fuqi.
Sipas raportimit, pronari i Chelseat, Roman Abramovich mendon të negociojë me Federatën Ruse për të lejuar dypunësimin e Capellos, i cili mund të mbajë njëkohësisht drejtimin e përfaqësueses dhe atë të klubit në Stamford Bridge.
Aktualisht, Abramovich po kërkon një zëvendësues për Rafael Benitezin, i cili në rast se nuk do të fitojë ndeshjen e ardhshme të kampionatit anglez besohet se do të jetë automatikisht i shkarkuar.
Trajneri spanjoll kritikoi gjatë javës drejtimin e Abramovichit dhe duke pasur parasysh pozitat e tij të lëkundura, pritet që shkarkimi i tij të jetë i afërt.
Trajneri i mëparshëm i Rusisë, Gus Hiddink gjithashtu drejtoi Chelsean si i dypunësuar, pas ndërhyrjes së Abramovichit, i cili është një prej donatorëve kryesorë të Federatës ruse, transmeton TCH.
Për sa i përket zgjedhjes numër një për sezonin e ardhshëm, ai vazhdon të mbetet Mourinho, ndonëse pozitat e portugezit janë të paqarta dhe për të interesohet edhe Paris SG.





