• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Ku do të luajnë Gomez dhe Robben?

Publikuar: 01.03.2013 - 13:49

Jurgen Klopp, trajneri i Borussia Dortmund, u përgjig i nxehur kur u pyet nga ‘ARD’ mbi një marrëveshje të mundshme të sulmuesit Robert Lewandowski me Bayern Munchen.

“Është më interesante të dimë se ku do të luajnë sezonin e ardhshëm Mario Gomez dhe Arjen Robben sepse nuk mendoj se do i pëlqente një tjetër sezon në stolin e rezervave. Më duket çështje më interesante se sa të flasim gjithmonë për Lewandowskin”, deklaroi tekniku i verdhezinjve.

Dihet interesi i Bayern Munchen dhe Manchester United për sulmuesin polak të Borussia Dortmund dhe në mediat sportive gjermane flitet për një parakontratë mes tij dhe klubit bavarez. Klopp u mundua të hiqte vëmendjen duke iu referuar dy nga lojtarëve kryesorë të Bayern, të cilët nuk kanë gjetur hapësira në skuadër këtë sezon pasi janë kthyer nga dëmtimet respektive.

Të mërkurën, drejtori sportiv i Borussia Dortmund, njoftoi se Lewandowski nuk do të rinovojë kontratën me klubin që i përfundon në vitin 2014.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell