• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Sacramento - Miami vendoset pas dy vazhdimeve

Publikuar: 27.02.2013 - 18:07

Mbase për herë të fundit me emrin Sacramento Kings, pasi nga sezoni i ardhshëm do të barten në një qytet tjetër, mbretërit, u kanë shkaktuar mjaft probleme kampionëve nga Miami.

Dueli i së martës u përshkua me 270 pikë nga të dy ekipet, ndërsa u vendos vetëm pas dy vazhdimeve, kur Beach Boys triumfuan 141-129.

Me 40 pikë dhe 16 asistime që janë rekord i ri për të, Lebron James ka bërë dallimin në këtë ndeshje. Mbreti James ishte vendimtar në vazhdimin e dytë, kur qëlloi saktë tri herë nga loja dhe 4 herë nga gjuajtjet e lira. Madje ai kishte më shumë pikë, kërcime e asistime sa krejt ekipi i Sacramentos në pesë minutat e fundit të ndeshjes.

Përveç Jamesit, në parket u dalluan edhe Dwayne Wade me  39 pikë, Ray Allen 21 dhe Chris Bosh me 15 pikë. Marcus Thornton me 36 pikë prej tyre 8 treshe ka qenë më i miri te Sacramento.

Pas fitores së 12-të Miamit rresht, trajneri Erik Spoelstra tha se kjo ishte ndeshje si në video lojëra.

Ndërkohë, martën mbrëma në Indianapolis, në takimin ndërmjet Indianës dhe Golden State Warriors, ishte si në video-lojëra. Në çerekun e fundit i humbën nervat Roy Hibbert dhe David Lee, duke luftuar nën kosh, për ta vazhduar më pas me një zënkë e cila përfshiu të gjithë lojtarët e të dy ekipeve, duke dalë edhe deri te publiku.

Për këtë përleshje Hibbert u përjashtua nga loja, ndërsa West, Lee, Steven Curry dhe Clay Thompson u ndëshkuan me gabime teknike.

West e vazhdoi ndeshjen dhe me 28 pikë ndihmoi ekipin e tij Indianën të shënojë fitore me rezultat 108-97. Te luftëtarët u dallua Curry me 38 pikë, 7 prej tyre nga treshet.   

Për herë të parë pas 12 ndeshjeve dhe gati tri vjetëve, Cleveland Cavaliers, ia ka dalë ta mposht rivalin kryesor të divizionit qendror Chicago Bulls. Megjithëse pa Kyrie Irvingun, kalorësit shënuan fitore në United Center me rezultat të ngushtë 101-98.

Dion Waiters ishte lider i Clevelandit me 25 pikë, ndërsa  Shaun Livingston që të martën luajti nga fillimi, realizoi 15 pikë.

Te demat janë dalluar Carlos Boozer me 27 pikë dhe Luol Deng me 26, por të pamjaftueshme për ta ndalë disfatën e shtatë nga 10 ndeshjet e fundit.

As paraqitja perfekte e Dirk Nowitzkit, nuk i ka ndihmuar Dallasit të fitojë në shtëpi me Milwaukee Bucks. Gjermani shënoi 21 pikë, dhe pati 20 kërcime, por Mavericks pësuan humbje para publikut të vet me rezultat 95-90.

Monta Ellis me 22 pikë, 9 asistime dhe gjashtë topa të rrëmbyer, ka qenë basketbollisti më efektiv te Bucksat.

Një tjetër ndeshje e vendosur pas vazhdimeve të martën mbrëma ka qenë ajo ndërmjet Phoenixit dhe Minnesotës. Suns fituan me rezultat të ngushtë 84-83 falë lojës së mirë të PJ Tuckerit në sekondat e fundit. Megjithë treshen e Derick Williamsit në 31 sekondat e fundit për rezultatin 84-83, ujqit nuk arritën të bënin më shumë. Minnesota po vuan nga lëndimet e Kevin Love, Brandon Roy Chase Budinger dhe Malcolm Lee.

Rezervisti Morris me 14 pikë e 9 kërcime, Marcin Gortat me 14 pikë e 7 kërcime dhe Jermaine Oneal me 10 pikë e 13 kërcime, ishin më meritorët për fitoren e Phoenixit.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 33°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 33°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 37°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell