FIFA me ueb faqe për raportimin e kurdisjeve

Artikujt tjerė
- FIFA me ueb faqe për raportimin e kurdisjeve
- Lewandowski të vendos vet për të ardhmen e tij
- Lindsey Vonn thyen këmbën dhe dëmton ligamentet e gjurit
- Qytetarët e Baltimores festojnë trofeun e Superbowl-it
- Nadal kthehet me fitore, pas mungesës 7 mujore
- NBA: Atlanta Hawks Indiana Pacers 103:114
- Cavendish, fitues i etapës së tretë në Katar
- A do të ketë borë për Olimpiadën e vitit 2014 në Sochi të Rusisë
- Nisin testet e para në Jerez
- Sllovenia Maze fiton të artën e parë në Botëror
Nyon, 6 shkurt - FIFA ka lansuar një ueb faqe që iu mundëson individëve të raportojnë rastet e korrupsionit të zyrtarëve, ose përpjekjet për kurdisjen e ndeshjeve, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
FIFA ka premtuar se do të ngre një faqe të tillë para njoftimit të së hënës të policisë evropiane, që njoftoi për rreth 680 ndeshje të dyshuara të kurdisjes së rezultateve, përfshirë kualifikimet për Kampionatin Botëror, atë Evropian dhe të Ligës së Kampioneve.
FIFA njoftoi se të gjitha shkeljet si të kodit të etikës, ashtu edhe të kornizës ligjore, që lidhen me kurdisjen e ndeshjeve, mund të raportohen dhe do të trajtohen me konfidencë të lartë.
Mekanizmi raportues do tiu mundësojë individëve që ta njoftojnë FIFA-n mbi shkeljet e mundshme, që është një moment tjetër i rëndësishëm i përpjekjeve të FIFA-s për të forcuar qeverisjen e Futbollit, thuhet në deklaratën e FIFA-s, transmeton Rel.





