• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Red Bull kërkon titull të ri me bolidin RB9

Publikuar: 03.02.2013 - 21:46

Londër, 3 shkurt – Pas prezantimit të bolidëve për edicionin e ri të Formula 1 nga ana e skuadrat Lotus, McLaren, Ferrari, Force India dhe Sauber, sytë e adhuruesve të garave të shpejtësisë ishin drejtuar nga REd Bulli, skuadra më e suksesshme në vitet e fundit. Ekipi austriak u prezantua në Milton Keynes, ndërsa bolidi që punon me motorin Renault, quhet RB9.Red Bull shpreson që piloti i tyre gjerman Sebastian Vettel do të përsërisë sukseset nga tri edicionet e kaluara, kur ia doli të mposht konkurrentët.

Shefi i skuadrës Christian Horner i deklaroi agjencisë së lajmeve AFP se ekipi i tij është i vendosur dhe ka dëshirë të madhe për të mbrojtur titullin e kampionit botëror si për pilotë ashtu edhe për konstruktorë.

Bolidi i ri Red Bull për arsye të sponsorit të ri, ndërmarrjes automobilistike japoneze  Infiniti, anash do të jetë i ngjyrosur me nuanca vjollce.

RB9 do të testohet në shtegun Jerez në Spanjë. Dy ditët e para, të martën e të mërkurën atë do ta testojë australiani Mark Webber.

Të hënën bolidë e tyre do t’i prezantojnë edhe skuadrat Mercedes dhe Toro Rosso.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell