Reina i fali një pikë M. Cityt të zbehtë

Artikujt tjerė
- Galliani: Ne jemi kthyer
- Europol heton 380 ndeshje
- Red Bulli prezanton bolidin e ri RB9
- Ronaldo, me autogolin e tij të parë, zhyt Realin në krizë
- Red Bull kërkon titull të ri me bolidin RB9
- Reina i fali një pikë M. Cityt të zbehtë
- Ronaldo se përmend autogolin, flet për Fergin e Moun
- Juventusi shfrytëzon dështimin e Napolit dhe Lazios
- Fshesë në City
- Muhamed Ali po jeton ditët e fundit, thotë i vëllai
Prishtinë, 3 shkurt - Derbi i xhiros së 25-të të Premier League përfundoi pa fitues, pasi Manchester City dhe Liverpool luajtën baras 2:2, kurse futbollistët e Tottenhamit kthehen në shtëpi të buzëqeshur pas fitores së vështirë si mysafir të West Bromwichit, me golin e shënuar nga Gareth Bale. Ndonëse mysafir, Liverpooli e nisi takimin e sotëm në stadiumin Itihad, me sulme të furishme, pati tri raste shumë të mira për gol, por ishte City ai që dënojë dështimet e Liverpoolit dhe të fitojë një pikë megjithë lojën e zbehtë të treguar para tifozëve të vet.
Golin e parë për vendësit e shënoi Xheko në minutën e 23-të, kurse barazoi gjashtë minuta më vonë (29) Sturrtidge, i cili nuk e festoi golin e tij pasi tre vjet rresht ka bartur fanellën e Cityt.
Loja më e mirë e Liverpoolit u kurorëzua në minutën e 73-të, kur kapiteni Steven Gerard tundi rrjetin e vendësve nga distanca prej 25 metrave.
Mirëpo, që gjithçka të përfundojë keq për mysafirët u përkujdes portieri i tyre, Reina, i cili bëri një gabim katastrofal, duke dalë te vija e 16-metrave, gjë që e shfrytëzoi Aguerro dhe e barazoi rezultatin në 2:2.
Rezultatet e javës së 25-të:
WBA - Tottenham 0:1
M. City - Liverpool 2:2
QPR - Norwich 0:0
Arsenal - Stoke C. 1:0
Everton - Aston Villa 3:3
Newcastle - Chelsea 3:2
Reading - Sunderland 2:1
West Ham - Swansea 1:0
Wigan - Sauthempton 2:2
Fulham - M. United 0:1
Në tabelë prin M. United me 63 pikë, para rivalit lokal M. City me 53, Chelseat me 46, Tottenhamit me 45, Evertonit me 42, Arsenalit me 41 dhe Liverpoolit në pozitën e shtatë me 36 pikë.








