• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ronaldo s’e përmend autogolin, flet për Fergin e Moun

Publikuar: 03.02.2013 - 19:31

Madrid, 3 shkurt – Cristiano Ronaldo një ditë pasi realizoi autogolin e parë në karrierën e tij, në ndeshjen që Reali e humbi kundër Granadës (0:1), foli për takimin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve ndërmjet klubit të tashëm të tij dhe ish-klubit të tij, Manchester United, kurse autogolin e tija s që e përmendi. Duke tundur rrjetën e ekipit të tij, ai tashti vërtetë mund të “mburret” që iu ka dhënë gol të gjitha klubeve të La Ligas, pasi ka tundur edhe rrjetin e ekipit të tij, por si duket kjo fare nuk e ka goditur.

Ai për mediumet angleze foli për duelin e ardhshëm me Manchester Unitedin. 

“Do të jenë këto duele të rënda, Reali dhe M. United janë dy klubet më të mëdha në botë dhe shanset për kalim në fazën e ardhshme janë 50:50 për qind. Manchester ka qenë shtëpia ime dhe e mbaj në zemër edhe më tutje, sepse nuk mundesh kurrë të harrosh se si janë sjellë njerëzit me mua. Jam i lumtur që kthehem atje”, theksoi Ronaldo, duke bërë pastaj një krahasim ndërmjet ish-trajnerit dhe këtij të tanishmit. 

“Manchesteri ka Fergusonin, një trajner fantastik, por ne e kemi Mourinhon. Ai tashti është trajner imi dhe shpresoj që ai të fitojë. Nuk mund t’i krahasoni, kjo është sikur të krahasoni një Ferrari dhe një Porsche. Të dytë janë shumë të mirë, përplot përvojë dhe duan të fitojnë, dhe kur e them këtë – theksoj se duan të fitojnë gjithçka”, tha ai. 

Takimi i parë i një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve do të luhet në Madrid më 13 shkurt, kurse ai i kthimit në satidumin Old Traford më 5 maj.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu