• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Juventusi shfrytëzon dështimin e Napolit dhe Lazios

Publikuar: 03.02.2013 - 19:18

Prishtinë, 3 shkurt - Chievo dhe Juventus e hapën programin e së dielës të xhiros së 23-të të kampionatit italian në futboll Serie A, kurse ishin mysafirët ata që u kthyen me 3 pikë të plota në Torino. Në anën tjetër, Inter humbi nga Siena, Fiorentina e mposhti lehtë Parman, ndërsa Genoa i shkaktoi humbje Lazios, duke e larguar pak nga lufta për titull. Lideri i Serie, Juventusi arriti në epërsi që në minutën e 10-të me golin e Mattrit, kurse në minutën e 42-të Lichtsteiner e dyfishoi epërsinë në 2:0. 

C. Théréau shënoi golin e vetëm për Chievon në minutën e 52-të, por mysafirët ia dolën të ruajnë epërsinë prej 2:1, megjithë mungesat e mëdha në formacionin e tyre. Juventusi tashti i ikën Napolit, të dytit në tabelë për 3 pikë.

Pas shkarkimit të trajnerit Luigi del Nero, Genoa sikur është rilindur dhe me meritë kori fitore kundër Lazios së favorizuar. 

Rezultatet e javës së 23-të:

Chievo             -              Juventus    1:2

Fiorentina        -              Parma         2:0

Genoa              -              Lazio          3:2

Palermo           -              Atalanta      1:2

Pescara            -              Bologna      2:3

Siena               -              Inter             3:1

Roma               -              Cagliari       2:4 

Torino             -               Sampdoria  0:0

Napoli             -               Catania       2:0

Sonte nga ora 20:45 luhet takimi i fundit i kësaj jave ndërmjet Milanit dhe Udineses.

Në tabelë prin Juventus me 52 pikë, i ndjekur nga Napoli me 49, Lazio me 43, Interi me  40, Milani me 37 (një ndeshje më pak), Fiorentina me 36 e kështu me radhë.

 

Komente (1)

skender04.02.2013/09:12

me falni po napoli ska deshtu nje gabim ?

1000  Karaktere
Prishtinė 10°CI kthjellėt
Tiranė 10°CI kthjellėt
Shkup 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme