• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Beckham te PSG

Publikuar: 31.01.2013 - 14:32

38-vjeçari David Beckham do të jetë deri në fund të sezonit një lojtar i klubit francez të Paris Saint Germain.

Pas blerjes së brazilianit Lukas për 45 mln euro dhe largimit të Sisokos, drejtuesit e klubit parisien e mbyll merkaton e janarit me një blerje suprizë. Më shumë sesa një transfertë futbolli, mediat franceze e shohin këtë blerje të drejtuesve arab të PSG si një lëvizje për të forcuar imazhin e klubit francez në arenën botërore.

Ndërkohë mesfushori anglez ritakohet sërish me Ancelotin dhe Leonardon, dy njohjet e vjetra të tij në kohën kur u transferua te Milani. Pasi t'i nënshtrohet vizitave mjekësore, David Beckham do të firmosë një kontratë me PSG e cila do të jetë e vlefshme deri në fund të këtij sezoni.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CI kthjellėt
Tiranė 23°CI kthjellėt
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell