Trajneri japonez ka ushtruar dhunë ndaj xhudistëve

Artikujt tjerė
- Trajneri japonez ka ushtruar dhunë ndaj xhudistëve
- Kampionia në ikje e Afrikës tash po e synon Botërorin
- Në SHBA shpërthen një tjetër skandal dopingu
- Everton gati të transferojë Alvaro Negredon
- Lakersat shënojnë fitoren e tretë rresht
- Milani shet fanella të Balotellit me numër të gabuar
- Shanghai kundërshton transferimin e Drogbas te Galatasaray
- Napoli pranë huazimit të Rolandos
- Lazio gjobitet me 140 mijë euro për racizëm
- De Camargo huazohet te Hoffenheimi
Tokyo, 31 janar - Federata Japoneze e Xhudos ka thënë se kryetrajneri Ryuji Sonoda kishte ushtruar dhunë ndaj xhudistëve në kampin stërvitor para lojërave olimpike "Londra 2012".
Konfirmimi i federatës të mërkurën vjen vetëm një ditë pasi ishte zbuluar se 15 xhudiste kishin dërguar një letër te Komiteti Olimpik i Japonisë në fund të vitit 2012, duke u ankuar se kanë qenë shënjestër e ngacmimeve dhe dhunës fizike nga trajneri Sonoda në kampin stërvitor para Lojërave Olimpike.
"Nëse kjo është e vërtetë, atëherë do të jetë shumë e mjerueshme. Unë i kam kërkuar Komitetit Olimpik të Japonisë që të hetojë këtë çështje", ka thënë ministri i sportit të Japonisë, Hakubun Shimomura.
Këto akuza janë të fundit në një seri të incidenteve turpëruese që kanë përfshirë xhudon në Japoni. Vitin e kaluar kampioni i dyfishtë olimpik, Masato Uchishiba është akuzuar se ka dhunuar një tinejxhere.
Japonia dështoi të fitojë medalje të artë në xhudo në konkurrencën e meshkujve në LO "Londra 2012". Medalja e vetme e artë për shtetin që e zbuloi këtë sport, ishte ajo e Kaori Matsumotos në konkurrencë të femrave në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Përdorimi i dhunës në sportin e Japonisë ka dalë në skenë në dhjetor pas vetëvrasjes së një basketbollisti të ri japonez, që ishte rrahur vazhdimisht nga trajneri i tij.






