Kampionia në ikje e Afrikës tash po e synon Botërorin

Artikujt tjerė
- Kampionia në ikje e Afrikës tash po e synon Botërorin
- Në SHBA shpërthen një tjetër skandal dopingu
- Everton gati të transferojë Alvaro Negredon
- Lakersat shënojnë fitoren e tretë rresht
- Milani shet fanella të Balotellit me numër të gabuar
- Shanghai kundërshton transferimin e Drogbas te Galatasaray
- Napoli pranë huazimit të Rolandos
- Lazio gjobitet me 140 mijë euro për racizëm
- De Camargo huazohet te Hoffenheimi
- Granada shkarkon trajnerin Anquela, emëron Alcarazin
Nelspruit, 31 janar - Kampionia e Afrikës, Zambia, beson se kualifikimi në Botërorin 2014 është ende i mundshëm dhe mendon të vazhdojë t'u besojë lojtarëve të tashëm që ka, me gjithë eliminimin e hershëm nga Kupa e Afrikës këtë vit.
Trajneri i Zambisë, Herve Renard, ka pranuar fajin për dështimin e Zambisë të martën, pasi u eliminua në fazën grupore. Ai thotë se Botërori 2014 është sfidë e madhe për Zambinë, por është i bindur se skuadra mund t'ia dal.
"Ne kishim dy objektiva: të mbrojmë titullin e Afrikës dhe të kualifikohemi për Brazil. Mendoj se kemi ende mundësi që të realizojmë njërën nga objektivat", ka thënë Renard, pas tri barazimeve që Zambia arriti në fazën grupore dhe u eliminua në mënyrë befasuese nga Kupa e Afrikës. "Me Ganën në grupin tonë eliminator nuk do të jetë lehtë, por ne kemi nisur mirë dhe duhet të vazhdojmë me atë ritëm. Ne do të luajmë kundër Lesotos në mars dhe në qershor dhe kemi mundësi të mirë të marrim gjashtë pikë nga këto dy ndeshje. Më pas kemi Sudanin në shtëpi dhe luajmë kundër Ganës jashtë, që është sikur finale. Ne mund t'ia dalim".
Zambia ka gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para eliminatore për Botërorin 2014, ku njëra prej fitoreve i është dhënë, pasi Sudani kishte aktivizuar një lojtar të suspenduar.
Renard insiston se do të qëndrojë me lojtarët që ka aktualisht, ndoshta do të ketë ndonjë ndryshim të vogël.
"Ne kemi pasur disa lojtarë që nuk kanë dhënë maksimumin në këtë turne, por unë vazhdojë t'u besojë atyre. Zambia nuk është si shtetet tjera afrikane që merr vendime të nxituara dhe emocionuese lidhur me trajnerin. Presidenti i federatës është njeri shumë inteligjent, por nëse ata duan që unë të largohem, atëherë do ta bëjë këtë. Ata madje mund edhe të më ftojnë në një darkë e të më thonë të largohem dhe nuk do të inatosem fare", ka thënë Renard.
Ai kishte befasuar të gjithë duke fituar titullin e Afrikës me Zambinë në vitin 2012, që ishte suksesi i parë i Zambisë.
Zambia kurrë nuk është kualifikuar në një Botëror të futbollit.










