Në SHBA shpërthen një tjetër skandal dopingu

Artikujt tjerė
- Në SHBA shpërthen një tjetër skandal dopingu
- Everton gati të transferojë Alvaro Negredon
- Lakersat shënojnë fitoren e tretë rresht
- Milani shet fanella të Balotellit me numër të gabuar
- Shanghai kundërshton transferimin e Drogbas te Galatasaray
- Napoli pranë huazimit të Rolandos
- Lazio gjobitet me 140 mijë euro për racizëm
- De Camargo huazohet te Hoffenheimi
- Granada shkarkon trajnerin Anquela, emëron Alcarazin
- Klopp: Për Guardiolën do të jem Mourinho i ri
Miami, 31 janar - Një skandal i madh i përdorimit të dopingut në sportet luftarake dhe në sporte tjera në SHBA është zbuluar pas publikimit të një artikulli në "Miami New Times" se një laborator po i furnizon me steroide sportistët më të famshëm të vendit.
Një numër i madh i bejsbollistëve me famë në SHBA, përfshirë edhe yllin e New York Yankees, Alex Rodriguez, janë përfshirë në të dhënat e "Biogenesisit", një kompani anti-plakje në SHBA, që thuhet se ofron steroide anabolike dhe hormone për rritje për sportistët e famshëm.
Në mesin e atyre të përfshirë në raport është edhe boksieri Yuriorkis Gamboa, medalisti i artë olimpik në "Athina 2004" me Kubën dhe kampioni aktual i versionit WBA në peshën super-pendël.
Shumica e sportistëve të përmendur, përfshirë edhe Rodriguezin, si dhe bejsbollistin Rio Gonzalez të Washington Nationals, kanë mohuar këto akuza.
Boksieri Gamboa nuk ka qenë e mundur të kontaktohet, sikundër dhe promotori i tij, reperi i famshëm "50 cent".
Gamboa asnjëherë më parë nuk ka qenë i përfshirë në përdorim të dopingut. Mirëpo, në boks e arte të përziera marciale, është duke u luftuar shumë përdorimi i dopingut, pasi mund të jetë vrasës.
Lojëtarët e Ligës Profesioniste të Bejsbollit, që janë të përfshirë në këtë skandal, mund të përballen me dënime edhe pse nuk kanë dështuar ende në ndonjë test dopingu.
(Më gjerësisht sot në Koha Ditore)









