Lakersat shënojnë fitoren e tretë rresht

Artikujt tjerė
- Lakersat shënojnë fitoren e tretë rresht
- Milani shet fanella të Balotellit me numër të gabuar
- Shanghai kundërshton transferimin e Drogbas te Galatasaray
- Napoli pranë huazimit të Rolandos
- Lazio gjobitet me 140 mijë euro për racizëm
- De Camargo huazohet te Hoffenheimi
- Granada shkarkon trajnerin Anquela, emëron Alcarazin
- Klopp: Për Guardiolën do të jem Mourinho i ri
- Zarate pranë Dynamo Kievit
- Nadal nuk pret shumë në kthimin e tij
Los Angeles, 31 janar - Kobe Bryant dhe LA Lakersat vërtet besojnë se kanë arritur të bëjnë diçka, ndonëse jo ndonjë gjë revolucionare. Ata po e kthejnë vetëbesimin me çdo fitore që po shënojnë.
Edhe një çerek i katërt mjaft i fortë i New Orleans Hornetsave nuk ka mundur të ndryshojë bindjen e Kobet se Lakersat më në fund kanë nisur të zbulojnë atë mister që qëndronte mbi ta deri më tash.
Dwight Howard ka shënuar 24 pikë, Bryant ka realizuar 14 pikë e 11 asistime, në ndeshjen tjetër ku prioritet kishte asistimet, ndërsa Lakerat triumfuan ndaj New Orleans të martën mbrëma, me rezultatin 111:106, duke shënuar fitoren e tretë me radhë.
Earl Clark realizoi 20 pikë e 12 kërcime për Lakersat, që tash kanë bilanc prej 20 fitoreve e 25 humbjeve. Lakersat në çerekun e katërt të ndeshjes të së martës arritën deri në 18 pikë epërsi fal lojës me asistime të Bryantit, por New Orleansat arritën të rikthehen deri në minus pesë pikë.
Rezultatet tjera:
LA Lakers - New Orleans 111:106
(Howard 24 - Gordon 25)
Cleveland - Golden State 95:108
(T. Thompson 18 - K. Thompson 32)
Detroit - Milwaukee 90:117
(Drummond 18 - Jennings 30)
Portland - Dallas 106:104
(Aldridge 29 - Nowitzki 26)






