Milani shet fanella të Balotellit me numër të gabuar

Artikujt tjerė
- Milani shet fanella të Balotellit me numër të gabuar
- Shanghai kundërshton transferimin e Drogbas te Galatasaray
- Napoli pranë huazimit të Rolandos
- Lazio gjobitet me 140 mijë euro për racizëm
- De Camargo huazohet te Hoffenheimi
- Granada shkarkon trajnerin Anquela, emëron Alcarazin
- Klopp: Për Guardiolën do të jem Mourinho i ri
- Zarate pranë Dynamo Kievit
- Nadal nuk pret shumë në kthimin e tij
- Arsenali e Liverpooli ndahen në paqe
Milano, 31 janar - Transferimi i sulmesit Mario Balotelli nga Manchester City te Milani, është pritur me eufori të madhe nga tifozët e skuadrës italiane.
"Balotelli tashmë është lojtar i AC Milanit. Ai po firmos një kontratë deri në vitin 2017", ishte raportuar në faqen zyrtare të Milanit, ndërsa menjëherë u bë bujë në uebfaqe.
Milani për një periudhë shumë të shkurtër shiti 1000 fanella të Balotellit me numrin 9. Por, pas dy orë e gjysmë u desh të bëhej një përmirësim. Balotelli te Milani do të ketë numrin e tij të preferuar 45, si në Manchester City. Tifozët e Milanit janë inatosur me këtë lëshim të krerëve të klubit.
Numri 9 te Milani sapo është bërë i lirë, pasi Alexandre Pato u transferua në Brazil dhe krerët e Milanit, tentuan t'ia japin Balotellit këtë numër.
Jo vetëm tifozët e Milanit e kanë pritur me eufori ardhjen e Balotellit. Edhe bashkëlojtarët janë shprehur shumë të entuziazmuar.
(Më gjerësisht sot në Koha Ditore)






