Shanghai kundërshton transferimin e Drogbas te Galatasaray

Artikujt tjerė
- Shanghai kundërshton transferimin e Drogbas te Galatasaray
- Napoli pranë huazimit të Rolandos
- Lazio gjobitet me 140 mijë euro për racizëm
- De Camargo huazohet te Hoffenheimi
- Granada shkarkon trajnerin Anquela, emëron Alcarazin
- Klopp: Për Guardiolën do të jem Mourinho i ri
- Zarate pranë Dynamo Kievit
- Nadal nuk pret shumë në kthimin e tij
- Arsenali e Liverpooli ndahen në paqe
- El Clasico i parë sivjet përfundoi 1:1
Shanghai, 31 janar - Skuadra kineze Shanghai Shenhua, thotë se Didier Drogba mbetet lojtar i tyre dhe se transferimi i tij te skuadra turke Galatasaray, shkell kontratën që kanë me të.
Ish-ylli i Chelseat, ka arritur marrëveshje të enjten për një kontratë 18-mujore me Galatasarayn.
"Klubi është i shokuar. Drogba është ende lojtar i Shanghai Shenhuas. Kontrata mes të dy palëve është ende në fuqi dhe ka një periudhë validiteti", ka thënë klubi kinez në një komunikatë për media të mërkurën.
Drogba ishte transferuar te Shanghai në verën e vitit 2012, ndërsa kishte firmosur kontratë për dy vite e gjysmë.
Galatasaray ndërkohë ka bërë publike se Drogba do t'i bashkohet skuadrës menjëherë pasi që ai të përfundojë kampanjën me Bregun e Fildishtë në Kupën e Afrikës.








