• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Transferimi i Sneijderit po stagnon, shkaku i Interit

Publikuar: 18.01.2013 - 12:11

Galatasaray ka njoftuar se transferimi i mesfushorit holandez, Wesley Sneijder, po stagnon për shkak të një "problemi" prej dy milionë eurosh që duhet ta zgjidhin holandezi e skuadra e tij, Inter. Galatasaray ka arritur marrëveshje me Interin për transferimin e Sneijderit, mirëpo skuadra turke ende nuk ka arritur marrëveshje me mesfushorin holandez. Sipas krerëve të Galatasarayt, Sneijderi është duke biseduar me Interin për t'i marrë dy milionë euro që i takojnë sipas marrëveshjes për "besnikëri". Mirëpo, skuadra italiane nuk është e gatshme t'ia japë ato. "Sneijder duhet të zgjidhë një problem, që ka të bëjë me dy milionë euro. Ka një marrëveshje mes Galatasarayt dhe klubit. Bazuar në klauzolën e nënshkruar, deri më 5 shkurt lojtari nuk mund t'i bashkohet një skuadre tjetër", ka thënë drejtori sportiv i Galatasarayt, Bulent Tulun, përcjell "Radyospor", të enjten.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°C
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu