• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Loic Remi i bashkohet QPR-së

Publikuar: 16.01.2013 - 19:40

Londër, 16 janar – Internacionalisti francez dhe lojtari i deritashëm i ekipit francez Marseille, Loic Remi i është bashkuar ekipit anglez, Queens Park Rangers, duke nënshkruar kontratë katërvjeçare me ekipin që po lufton për të mbetur në elitën e futbollit anglez.

Ndonëse nuk është publikuar shuma e transferim, mediet britanike shkruajnë se angazhimi i francezit 26-vjeçar është paguar 9.6 milionë euro.

Më herët për këtë lojtar përflitej se do të kalojë në Nwcastle, por Remi tha se nga kjo ide e ka larguar menaxheri i QPR-së, Harry Redknap dhe presidenti i klubit Tony Fernandes.

“REdknap e ka luajtur rolin kryesor në kalimin tim në QPR”, tha Remi, i cili do të mund të debutonte për QPR-në qysh të shtunën në ndeshjen kundër West Hamit.

Për kombëtaren e Francës Remi ka luajtur në 17 takime, duke shënuar katër gola, por për arsye të lëndimit ai nuk mundi të luajë në Evropianin 2012.

Remi është përforcimi i dytë i QPR-së në këtë afat kalimtar dimëror, pas kalimit të lojtarit defansiv izraelitit Ben Haim.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 27°CI kthjellėt
Shkup 31°CShi i lehtė
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell