• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Guardiola edhe zyrtarisht trajner i Bayernit

Publikuar: 16.01.2013 - 18:10

Mynih, 16 dhjetor - Pep Guardiola rikthimin e tij do ta bëjë  në kampionatin gjerman. Ish-trajneri i Barcelonës do të udhëheqë bavarezët, duke nisur nga fundi i këtij sezoni, për tre vitet e ardhshme.

Lajmi njoftohet në faqen zyrtare të Bayernit të Mynihut, transmeton TCH. Skuadra bavareze saktëson se pas refuzimit të trajnerit aktual, Jupp Heynckes për të zgjatur kontratën në krye të klubit është vendosur që emri pasues i tij të jetë Guardiola.

Heynckes paralajmëroi para Krishtlindjeve vendimin e tij se pas 30 qershorit 2013, kur edhe i mbaron kontrata me Bayernin, nuk do të drejtojë më në futboll dhe se me shumë gjasa do të tërhiqet nga karriera e tij si trajner.

“Duke mirëkuptuar dhe respektuar vendimin e tij, Bayerni i Mynihut është i lumtur t’iu njoftojë se si pasardhës i Heynckes është zgjedhur një trajner i profilit të lartë dhe i suksesshëm në botën e futbollit; 41-vjeçari, Pep Guardiola”, thuhet në deklaratën e shpërndarë në faqen zyrtare të skuadrës gjermane.

Pep dhe Bayern kanë rënë dakort për një kontratë 3-vjeçare, deri në vitin 2016. Pagesa dhe detaje të tjera të kësaj marrëveshje mbeten për t’u mësuar në ditët e ardhshme.

Komente (1)

taksisti zurich16.01.2013/22:06

Une mendoj se bayerni nuk do te mude te behet barcelone as me guardiolen, sepse ketu kemi te bejme krejt me dy shkolla te ndryshme futbolli. Barcelonen nuk e ka bere guardiola,por eshte e kunderta, shiqoni tash villanoven mos me thuani se edhe ai ia kalon guardioles. Une mendoj se barcelona e tanishme do ti ja dilte edhe pa trainer. Kurse guardiola duhet te adaptohet ne bajern me stilin dhe futbollin gjerman..

1000  Karaktere
Prishtinė 16°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CShi i lehtė
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu