Menju kthen sytë nga Muslera

Artikujt tjerė
- Menju kthen sytë nga Muslera
- Laudrup monitorohet nga Reali
- Eriksson i bashkohet Muenchen 1860
- Juve interesohet për Sissokon
- Galatasaray i jep "ultimatum" Sneijderit
- Emery, trajner i ri te Sevilla
- Liverpooli kërkon Valdesin
- Napoli huazon Vargasin te Gremio
- LEquipe vlerëson Barcelonën
- Guardiola dëshiron Premier Ligën
Portieri i Galatasarayt, uruguaiani Fernando Muslera, ka mirëpritur interesimin e skuadrës së Manchester Unitedit, përcjellin të martën mediumet turke. Muslera shihet nga trajneri i Menjus, sir Alex Ferguson, si zëvendësim adekuat për spanjollin David De Gea. Ky i fundit pritet të largohet nga "Old Traffordi" në fund të këtij edicioni, pasi nuk ka bindur drejtuesit e klubit anglez me paraqitjet e tij të deritashme. Ndërkohë, Muslera është i gatshëm të largohet nga Galatasaray, i cili për të kërkon një dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh. "Nëse më vjen oferta nga Manchesteri do ta pranoja me gjithë qejf, pasi gjithmonë kam ëndërruar të jem pjesë e kësaj skuadre të madhe botërore", ka thënë Muslera.






