Neymar fiton vetëm më shumë se e gjitha liga e Brazilit

Artikujt tjerė
- Neymar fiton vetëm më shumë se e gjitha liga e Brazilit
- Futbolli, terapia më e mirë për trajnerin e Barçës
- Lance Armstrong kërkon falje për doping
- Guardiola takohen me drejtues të Bayernit
- Faza e parë e Barcelonës, më e mira në histori
- Mourinho: Ndeshja me United, finale para finales
- Cristiano: Champions, prioriteti sezonal për Realin
- Kina krenohet me "dembelin e çmendur"
- Barcelona lë Realin në 18 pikë diferencë
- City fiton në Londër, ruan distancën me Unitedin
Rio de Janeiro, 15 janar - Ylli i skuadrës braziliane Santos, Neymar, ka një arsye të fortë që po refuzon të transferohet në Evropë para vitit 2014. Ndonëse ka vetëm 20 vjet dhe luan në futbollin brazilian, Neymar tashmë është futur në mesin e pesë futbollistëve më të paguar në botë. Vetëm gjatë vitit 2012, braziliani i ri ka fituar hiç më pak se 23 milionë euro. Pjesa më e madhe e këtyre të hollave kryesisht vilen nga sponsorët, pasi Neymar është shumë atraktiv.
"Të gjitha klubet e interesuara e shohin Neymarin si fabrikë të vogël të parave dhe nuk është çudi që ka interesim kaq të madh për shërbimet e tij", ka thënë trajneri i Santosit, Muricy Ramalho.
Për dallim nga viti 2011, të hyrat vjetore të Neymarit janë rritur për tetë milionë euro dhe tash sulmuesi i Përfaqësueses së Brazilit fiton më shumë se 13 skuadrat e kampionatit brazilian brenda një viti, shkruan sot gjerësisht Koha Ditore.








