NBA: Durant me 42 pikë u shkakton Lakersave humbjen e gjashtë rresht

Artikujt tjerė
- NBA: Durant me 42 pikë u shkakton Lakersave humbjen e gjashtë rresht
- Sot, dy derbi në Premier League
- Galliani kërkon një Milan më të ri dhe më italian
- Pickering ndërron shtegun e atletikës me akull
- PSV luan futboll në burg
- Chelsea si mysafir deklason Stoke S.
- Stërvitja e parë e Patos në klubin e ri
- Rally Dakar merr viktimën e radhës
- Messi më 2005, për pak firmosi me PSV-në
- Dikur pa para, sot Michu kushton 30 milionë euro
Los Angeles, 13 janar - Kevin Durant shënoi një treshe në sekondën e fundit të pjesës së parë dhe e bëri një rrotullim të plotë prapa për të festuar epërsinë prej 16 pikëve. Thunderat po i shkelnin Lakersat dhe as Kobe Bryanti nuk arriti t'i ndalte ata.
Oklahoma City Thunder qartë është në mesin e skuadrave më të mira në Konferencën Perëndimore, dhe Lakersat mund të mos kenë kohë të mjaftueshme këtë stinor për t'iu bashkuar atyre në maje.
Durant ka shënuar rekord të stinorit prej 42 pikëve, Russell Westbrook realizoi 27 pikë e 10 asistime, ndërsa Oklahoma City triumfoi lehtësisht në udhëtim ndaj LA Lakersave të premten mbrëma me rezultatin 116:101. Lakersat pësuan humbjen e gjashtë rresht.
Kevin Martin realizoi 15 pikë dhe shënoi tri treshe për Thunderat, që arritën në pjesën e dytë epërsi prej 27 pikëve.
Oklahoma City ka fituar shtatë nga nëntë ndeshjet e fundit, derisa LA Lakersat janë në serinë më të keqe që nga marshi i vitit 2007. Lakersat luajtën të premten pa yjet Dwight Howard e Pau Gasol që ishin të lënduar.
Oklahoma City me 28 fitore e tetë humbje është me shifra të barabarta me LA Clippersat dhe janë skuadrat më të suksesshme në këtë stinor të NBA-së. Lakersat ndërkohë vetëm po vazhdojnë të distancohen nga vendet që e dërgojnë në plejof. Lakersat me bilanc prej 15 fitore e 21 humbje aktualisht zënë pozitën e 11-të në Konferencën Perëndimore.
"Gjithmon është e vështirë të fitohet në LA, pavarësisht se çfarë situate është. Ne kemi bërë një punë të madhe dhe kemi luajtur si skuadër në të gjitha repartet. I jemi qasur ndeshjes seriozisht. Ata kanë dy prej lojtarëve më të mirë në botë, kështu që ne kemi dashur të japim maksimumin", ka thënë Durant.
Lakersat do të kenë punë mjaft të vështirë për të arritur deri në plejof, mirëpo në katër ditët e ardhshme do të kenë ndeshje më të lehta. Do të vizitohen nga Clevelandi e Milwaukee.
"Ne duhet të nisim seri të fitoreve. Kemi një mundësi dhe duhet shfrytëzuar atë. Duhet të japim maksimumin", ka thënë trajneri i Lakersave, Mike D'Antoni.
Kobe Bryant me 28 pikë ishte më i miri për Lakersat, ndërsa Antawn Jamison realizoi 19 pikë.
B O X ***
Boston - Houston 103:91
(Pierce 23 - Harden 24)
Toronto - Charlotte 99:78
(Anderson 16 - Walker 12)
Atlanta - Utah 103:95
(Harris 24 - Foye 25)
Brooklyn - Phoenix 99:79
(Johnson 19 - Dudley 18)
Memphis - San Antonio 101:98
(Gay 23 - Parker 30)
New Orleans - Minnesota 104:92
(Vasquez 18 - Ridnour 20)
New York - Chicago 101:108
(Anthony 39 - Deng 33)
Milwaukee - Detroit 87:103
(Udrih 15 - Monroe 26)
Denver - Cleveland 98:91
(Gallinari 23 - Irving 28)
LA Lakers - Oklahoma C. 101:116
(Bryant 28 - Durant 42)
Golden State - Portland 103:97
(Lee 24 - Lillard 37)









