• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Sot, dy derbi në Premier League

Publikuar: 13.01.2013 - 08:27

Manchester, 13 janar (AP) - Kontraversitetet po e ndjekin Luis Suarezin më tepër se çdo lojtar tjetër të Premier Leagues së Anglisë. Sulmuesi i Liverpoolit do të jetë sërish në qendër të vëmendjes në derbin e madh anglez të së dielës kundër rivalit të përbetuar Manchester Unitedit.

Reprezentuesi i Uruguait ka gjetur formën duke shënuar 15 herë këtë stinor në kampionat - i dyti në listën e shënuesve pas Robin van Persiet të Unitedit me 16 gola - por ai jo rrallë po bën bujë në media për gjëra negative.

Shpesh kritikohet për simulime teatrale, ndërsa të dielën ka shkaktuar bujë pasi ka shënuar gol me ndihmë të dorës që ishte goli i fitores në ndeshjen e FA Cup të Anglisë kundër skuadrës së rangut të ulët Mansfield.

Suarezi rikthehet në "Old Trafford" për herë të parë që kur kishte refuzuar një shtrëngim të dorës me mbrojtësin e Unitedit, Patrice Evra, dhe kjo do të ndikojë për një pritje të zjarrtë në fundjavë. Suarezi para atij rasti kishte marrë një suspendim prej tetë ndeshjeve dhe një gjobë të madhe për fyerje raciste ndaj Evras gjatë një ndeshje.

Trajneri i Unitedit, Sir Alex Ferguson, e kishte quajtur Suarezin si "turp" pas asaj ngjarjeje në shkurt, por shpreson që gjitha fjalët kësaj radhe do të jenë për dy skuadrat më të suksesshme të futbollit anglez.

"Gjithmonë do të ketë shkrime të ndryshme para ndeshjes mes Manchester Unitedit e Liverpoolit, thjesht për shkak të historisë mes dy skuadrave. Vitin e kaluar ishte i pavend ai gjest i Suarezit. Unë mendoj dhe shpresoj se kjo gjë është e harruar nga dy skuadrat dhe se mund të shikojmë para për një ndeshje të madhe", ka thënë Ferguson.

Kanë kaluar ato ditë kur Unitedi e Liverpooli luftonin kokë më kokë për titull. Titulli i fundit i Anglisë nga 18 sa i ka fituar ishte në vitin 1990. Dallimet mes skuadrave ndoshta kurrë më herët nuk kanë qenë të mëdha sa tani. Liverpooli zë pozitën e tetë pas 21 ndeshjeve me 31 pikë dhe është plotë 21 pikë prapa Unitedit që kryeson.

Sot do të zhvillohet edhe një derbi tjetër ku kampioni në fuqi Manchester City do të luajë si mysafir i Arsenalit. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 14°CShi
Shkup 18°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell