Holtby, i lumtur që zgjodhi Tottenhamin

Artikujt tjerė
- Holtby, i lumtur që zgjodhi Tottenhamin
- Çka e ka motivuar Usain Boltin të thyente rekorde!
- Djorou huazohet te Hannoveri
- Napoli siguron Armeron
- Drogba mes Juventusit e Milanit
- Ba shënon dy gola në debutimin e tij për Chelsean
- Williams dëshmon forcën para "Australian Open"
- Lacio forcon pozitën në vend të dytë
- NBA: Clippersat fitojnë derbin me Lakersat
- Muorinho nuk do të jetë në gala mbrëmjen e FIFA-s
Mesfushori i Schalkes, Lewis Holtby, është i lumtur që ka zgjedhur skuadrën e Tottenhamit për të vazhduar karrierën, shkruan "Bild" të shtunën. Holtby 22-vjeçar, do të transferohet te Tottenhami në fund të këtij edicioni si futbollist i lirë, pasi tashmë ka firmosur parakontratë me skuadrën angleze. Ai zgjodhi ofertën e Tottenhamit para atyre të Arsenalit dhe Liverpoolit. "Jam menduar shumë për këtë vendim dhe besoj se kam realizuar ëndrrën time. Tottenhami është një ekip i madh dhe gjithmonë kam ëndërruar të luajë në Premier League", është shprehur Holtby. Ai ka premtuar se do ta japë maksimumin për Schalken deri në fund të këtij edicioni.







