Djorou huazohet te Hannoveri

Artikujt tjerė
- Djorou huazohet te Hannoveri
- Napoli siguron Armeron
- Drogba mes Juventusit e Milanit
- Ba shënon dy gola në debutimin e tij për Chelsean
- Williams dëshmon forcën para "Australian Open"
- Lacio forcon pozitën në vend të dytë
- NBA: Clippersat fitojnë derbin me Lakersat
- Muorinho nuk do të jetë në gala mbrëmjen e FIFA-s
- Seedorf kundër Boatengut
- Vilanova kthehet në punë
Qendërmbrojtësi i Arsenalit, Johan Djorou, i është bashkuar skuadrës së Bundesligës, Hannover, njofton të shtunën "Kicker". Djorou 25-vjeçar, i është huazuar Hannoverit deri në fund të këtij edicioni, me mundësi të blerjes gjatë verës. Djorou, i cili është edhe reprezentues i Zvicrës, këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje me fanellën e Arsenalit. Ai ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2015, por skuadra gjermane mund t'i sigurojë shërbimet e tij për një dëmshpërblim prej pesë milionë eurosh. "Skuadra e Arsenalit i dëshiron suksese Johanit gjatë kohës së tij në Gjermani te Hannoveri", thuhet në komunikatën e Arsenalit.







