Drogba mes Juventusit e Milanit

Artikujt tjerė
- Drogba mes Juventusit e Milanit
- Ba shënon dy gola në debutimin e tij për Chelsean
- Williams dëshmon forcën para "Australian Open"
- Lacio forcon pozitën në vend të dytë
- NBA: Clippersat fitojnë derbin me Lakersat
- Muorinho nuk do të jetë në gala mbrëmjen e FIFA-s
- Seedorf kundër Boatengut
- Vilanova kthehet në punë
- Betis fitoi me Zaragozën
- Zbatimi i rregullës 25 sekonda godet Nadalin e Gjokoviqin
Romë, 6 janar - Ish-sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, pritet të transferohet në Serie A, gjatë miniafatit kalimtar të janarit. Në garë për shërbimet e tij janë dy skuadrat më të njohura italiane, Juventus dhe Milan, ka konfirmuar agjenti i Drogbas, Carlos Arino Bajo.
Bajo ka bërë të ditur se Drogba kohët e fundit vazhdimisht ka qenë në kontakte me zyrtarët e Juventusit dhe ata të Milanit. Sipas tij, gjasat janë shumë të mëdha që Drogba pas vetëm gjashtë muajve të largohet nga Kina, përkatësisht nga skuadra Shanghai Shenhua. Drogba 34-vjeçar, te Shanghai Shenhua u transferua në verën e vitit të shkuar si futbollist i lirë pas skadimit të kontratës me Chelsean.
"Gjasat janë shumë të mira dhe reale që Drogba gjatë këtij muaji të zyrtarizojë transferimin e tij në Itali. Interesimi për të është shumë i madh nga Juventusi dhe Milani, skuadra këto që Drogba i vlerëson shumë", është shprehur Bajo. "Gjatë javës tjetër do të negociojmë sërish dhe do të shohim si do të përfundojë kjo situatë. Drogba ëndërron të luajë në Serie A, e cila është njëra prej ligave më të forta në botë".
Drogba ka kontratë me skuadrën kineze deri në fund të vitit 2014, por për shkak të problemeve financiare dëshiron të largohet. Ai muajin e shkuar kërkoi të largohet nga Shanghai Shenhua për të cilën shënoi tetë gola në 11 ndeshje të zhvilluara.
Ndërkohë, trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka deklaruar se nuk di asgjë për ndonjë transferim të Drogbës te skuadra e tij. Drogba aktualisht është me Përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë, pasi do të marrë pjesë në "Kupën e Afrikës" që starton këtë muaj.







