Shqipëria nuk u interesua për Arijan Ademin

Artikujt tjerė
- UEFA: Serbia - dy ndeshje pa publik
- Shqipëria nuk u interesua për Arijan Ademin
- Josip Kuzhe sëmuret nga leukemia
- Mehmedi shënon në miqësore
- Ibraimi e Demiri ndihen keq për fyerjet
- Ibraimi shënon në fitoren e Maqedonisë
- Mazzarri, i kënaqur me Blerim Xhemailin
- Pak lëvizje të shqiptarëve, por disa me goxha me peshë
- Xhemaili asiston në fitoren e Napolit
- Mehmedi siguron fitoren
Shkup, 15 shkurt - Arijan Ademi është i lumtur që para disa ditësh debutoi me Kombëtaren e Kroacisë në ndeshjen miqësore që kjo e fundit e zhvilloi kundër Koresë Jugore. Futbollisti shqiptar me prejardhje nga Tetova ka treguar se e kishte ftuar edhe Përfaqësuesja e Maqedonisë, por këtë ftesë e kishte refuzuar nga dëshira për të luajtur me kroatët.
Mirëpo, për dallim nga Kroacia dhe Maqedonia, që njëkohësisht e kërkonin mesfushorin e Dinamos së Zagrebit, Kombëtarja e Shqipërisë nuk e kishte kontaktuar fare atë.
Nga Shqipëria asnjëherë nuk kam marrë ftesë. Me siguri ka munguar interesimi i tyre dhe për këtë arsye nuk mund të flas në mënyrë hipotetike se çka do të bëhej nëse do të bëhej. Atyre nuk iu ka shkuar mendja të më kontaktojnë. Tash, pas ftesës së Kroacisë dhe debutimit që bëra në fanellën kroate, është tepër vonë, sepse kam vendosur të luaj për Kroacinë, ka thënë Ademi në një intervistë për gazetën Lajm të Shkupit, në të cilën ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij në Dinamo, kosovarin Fatos Beqiraj, por edhe reprezentuesin maqedonas, Agim Ibraimi, me të cilin ka lidhje të ngushtë familjare.








