Kreu i Kavajës, presion KF Tirana, kërcënon trajnerin!

Artikujt tjerė
- Kreu i Kavajës, presion KF Tirana, kërcënon trajnerin!
- Abdurrahimi vazhdon me gola
- Ademi ftohet për ndeshje me Serbinë
- StadiumiQemal Stafa - një muaj jashtë funksionit
- Polonia vlerëson se Çani po luan ilegalisht te Catania
- Federata e Zvicrës në gjyq, "sherri" i Sadikut
- Sukaj shënon në fitoren e Sepahanit
- Çani shpreson të japë kontribut të madh për Catanian
- Hamdi Salihi ka gjetur parajsën në Kinë
- Tare: "Arbitri prishi ndeshjen Milan - Lazio"
Kavajë10 mars Mediet shqiptare raportojnë për një skandal që është shënuar gjatë ndeshjes së sotme të Superligës shqiptare në futboll, asaj ndërmjet Besës së Kavajës dhe klubit të futbollit Tirana.Ngjarja ka ndodhur gjatë pushimit ndërmjet dy pjesëve, në dhomat e zhveshjes se ekipit të Tiranës.
News 24 raporton se kreu i bashkise së Kavajës, Elvis Roshi (në foto) ka hyrë në dhomat e zhveshjes së ekipit të Tiranës, ka ushtruar presion ndaj lojtarëve dhe ka kërcënuar trajnerin e këtij ekipi, Nevil Dede.
Mësohet se për ngjarjen është bërë edhe një denoncim nga Dede, ndërkohe që në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të policisë.





