• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Jol: Kasami do të huazohet

Publikuar: 16.01.2013 - 11:16

Trajneri i Fulhamit Martin Jol, ka treguar se e ka në plan që gjatë këtij muaji ta huazojë mesfushorin shqiptar, Pajtim Kasami. Ai të martën për mediumet angleze ka thënë se Kasamin do ta huazojë te ndonjë skuadër që atij do t'i premtohet se do të luajë si titullar. "Kasami do të huazohet te një klub që i premton se do të jetë titullar. Ai ka nevojë për të zhvilluar ndeshje dhe duhet të shkojë te një skuadër ku ka hapësirë", ka thënë Jol, njofton të martën "eatsleepsport.com". Për Kasamin 20-vjeçar të hënën interesim ka shprehur skuadra gjermane Wolfsburg që garon në Bundesliga 1 të Gjermanisë si dhe skuadrat italiane Lazio e Fiorentina. Mesfushori nga Struga, këtë edicion me fanellën e Fulhamit ka zhvilluar vetëm dy paraqitje. Me Fulhamin ka kontratë deri në qershor të 2015-s.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu