Xhaka sërish lë të pakënaqur trajnerin

Artikujt tjerė
- Xhaka sërish lë të pakënaqur trajnerin
- Gashi e Nushi shënojnë në derbi
- Mavraj: Nuk e kemi merituar të turpërohemi nga tifozët
- Hetemaj mposht Behramin e Xhemailin
- Hendboll, Trepça - Drita nuk u zhvillua
- Gavazaj provohet në Gjermani
- Basketboll, Berisha pritet të mungojë minimum dy javë
- Në nismë, Drita ia jep të mbrapshtën Lirisë
- Vushtrriasit nisin misionin e shpëtimit me fitore
- Shaqiri - në vendin e birrës, nuk pi birrë
Mesfushori Granit Xhaka nuk ishte shtyllë kyç te skuadra e Borussia Moenchengladbachut në ndeshjen e fundit të Bundesligës kundër Werder Bremenit. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1:1, kurse Xhaka u aktivizua gjatë tërë ndeshjes. Për Xhakën kjo ishte paraqitja e 15-të këtë edicion dhe rikthimi si titullar pas dy ndeshjeve kampionale.
Sajti "Der Westen" shkruan se trajneri Lucien Favre nuk ka mbetur aspak i kënaqur me paraqitjen e 20-vjeçarit. "Ai luajti për shkak se mungoi Thorben Marx, i cili ishte i suspenduar. Xhaka ishte solid, por jo edhe pika e fortë e ekipit tonë", është shprehur Favre.
Ndërkohë, Xhaka ka thënë se ishte i kënaqur me paraqitjen e tij dhe se trajneri Favre mund të llogaritë në të për pjesën e mbetur të edicionit. "Kam dashur ta dëshmoj veten dhe kam përparuar shumë", ka thënë Xhaka.





