• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Gashi e Nushi shënojnë në derbi

Publikuar: 11.03.2013 - 09:52

Mesfushori Shkëlzen Gashi ka hyrë në lojë në minutën e 86-të, ndërsa në minutën e 92-të shënoi gol për të vërtetuar fitoren e Grasshopperit kundër St. Gallenit me rezultatin 3:1. Takimi i luajtur të shtunën mbrëma i takonte javës së 23-të të Superligës së Zvicrës. Për Gashin 24-vjeçar ky ishte goli i dytë këtë edicion. Golin e vetëm për St. Gallenin e shënoi Kristian Nushi, që në minutën e 26-të barazoi shifrat në 1:1. Për Nushin ishte goli i parë i edicionit. Te Grasshopperi tërë ndeshjen luajti Amir Abrashi, ndërsa nga minuta e 88-të u aktivizua edhe Mërgim Brahimi. Për St. Gallenin, Nushi luajti deri në minutën e 73-të, ndërsa Ermir Lenjani qëndroi në stol. Grasshopperi i prin klasifikimit me 48 pikë, ndërsa St. Galleni është i treti me 36. Ndërkohë, Pajtim Kasami u ndëshkua me karton të verdhë në barazimin 1:1 të Luzernit me Servetten. Kasami luajti tërë ndeshjen, ndërsa u "zverdh" në minutën e 21-të. Në pjesën e dytë për Luzernin luajti edhe Jahmir Hyka. Luzerni është i parafundit (9) me 21 pikë të mbledhura.

Mesfushori kosovar, Vullnet Basha, është ndëshkuar me karton të kuq te Sioni që u mposht në shtëpi nga Lausanne me rezultatin 1:0.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell