Mavraj: Nuk e kemi merituar të turpërohemi nga tifozët

Artikujt tjerė
- Mavraj: Nuk e kemi merituar të turpërohemi nga tifozët
- Hetemaj mposht Behramin e Xhemailin
- Hendboll, Trepça - Drita nuk u zhvillua
- Gavazaj provohet në Gjermani
- Basketboll, Berisha pritet të mungojë minimum dy javë
- Në nismë, Drita ia jep të mbrapshtën Lirisë
- Vushtrriasit nisin misionin e shpëtimit me fitore
- Shaqiri - në vendin e birrës, nuk pi birrë
- Rama e quan sukses debutimin në La Liga
- Besa ndali Prishtinën
Greuther Fuerthi ka humbur thuajse të gjitha gjasat që të sigurojë ekzistencën në Bundesliga 1, pas humbjes 3:0 që pësoi të shtunën në shtëpi nga Hoffenheimi. Fuerthi, kapiten i të cilit është Mërgim Mavraj, renditet i fundit në kampionatin gjerman me 14 pikë, derisa Hoffenheimi është i parafundit me 19 pikë. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe nëntë xhiro, por drejtuesit e klubit kanë thënë se skuadra duhet të nisë përgatitjet që edicionin tjetër të luajë në Bundesliga 2. Pas kësaj humbjeje durimin e kanë humbur edhe tifozët e Fuerthit. Ata në minutat e fundit të ndeshjes me Hoffenheimin në tri raste kanë brohoritur zëshëm duke simuluar shënimin e tre golave nga skuadra e tyre. "Ne nuk e kemi merituar të turpërohemi nga tifozët tanë, pas paraqitjeve që kishim gjatë tërë vitit. Ne kemi festuar shumë së bashku vitin e kaluar dhe nëse biem, atëherë të paktën duhet ta bëjmë këtë të bashkuar", ka thënë Mavraj.








