• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Prishtina dështon të mposhtë Besën

Publikuar: 10.03.2013 - 19:00

Prishtinë, 10 mars – Në ndeshjen e javës së 18-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll, kampioni aktual dhe lideri në renditjen tabelore, Prishtina nuk ia doli të fitojë takimin e sotëm kundër Besës së Pejës, ndonëse shumëkush ke menduar se kjo do të jetë një fitore e lehtë për kryeqytetasit. Lojtarët e Prishtinës nuk ia dolën të shënojnë as një gol kundër Pejanëve, por megjithatë ruajtën kreun e tabelës me katër pikë më shumë se i përcjellësi Trepça ’89, e cila po ashtu fitoi një pikë, por në fushën mysafire në Gjakovë kundër Vllazënimit, me rezultatin 1:1.

Liria sot pësoi humbje së vendëse (në fushën e Gjakovës) në ndeshje me Dritën e Gjilanit dhe kështu zbeh më tutje gjasat për mbetje në ligën elite të futbollit kosovar.

Rezultatet e javës së 18-të:

Llamkos       -           Hysi               2:0

Trepça          -           Drenica          0:0

Liria             -           Drita              1:3

Prishtina      -           Besa               0:0

Feronikeli    -           Hajvalia         0:0

Vëllaznimi   -          Trepça’89       1:1

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell